Arsene Wenger te Bayern Munich, vjen vendimi përfundimtar i klubit gjerman

746
Sigal

Arsene Wenger nuk do të jetë trajneri i ri i Bayernit. Edhe pse para disa orësh qarkulloi lajmi në të përditshmen “Bild” se francezi do të ishte pasuesi i Niko Kovac, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Wenger në fakt i ka telefonuar personalisht trajnerit Karl-Heinz Rummenigge për t’i shprehur interesimin për këtë lëvizje, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ndërkohë vetë trajneri duke folur për “beIN Sports”, ka mohuar se ka pasur kontakte me klubin bavarez. Situata në klubin bavarez nuk duket aspak e mirë, pasi më parë trajneri Ten Hag mohoi marrjen e drejtimit të kampionëve të Gjermanisë.