Granit Xhaka publikon një video në Instagram, serbët si gjithnjë ndihen të provokuar

271
KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 22: Granit Xhaka of Switzerland celebrates after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Switzerland at Kaliningrad Stadium on June 22, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
Sigal

Mediat serbe vazhdojnë të ndihen të provokuara, sa herë që diçka nga shqiptarët ka të bëjë me ta.

Tashmë, duket se gjithçka është kthyer në një problem psikologjik dhe këtë herë të fundit ajo që ka shërbyer si “provokim” për ta ka qenë një video në Instagram e postuar nga Granit Xhaka.

Mesfushori me origjinë shqiptare ka shpërndarë një video ku një shqiptar godet letrën higjenike dhe në sfond dëgjohet komenti i ndeshjes Zvicër-Serbi në Botërorin e 2018, moment kur Xhaka shënoi golin e barazimit për helvetët. “2 ALBANIANS 2-1 SRB”, shkruhej në postim ku ishte etiketuar Xhaka.

Postimi është shpërndarë nga mesfushori i Arsenalit dhe mjaftoi për të shkaktuar polemikë në rradhët e mediave serbe të cilat kanë reaguar.