Mirel Josa: “Derbi” Tirana-Partizani, hap vendimtar për në “Final 4”

11

INTERVISTA/ Këtë fundjavë luhet java e 33-të, Mirel Josa mendon surpriza në renditje

Sigal

Agron KAJA

Mesjava që kaluam u “trazua” me gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, si i vlerësoni skuadrat e kualifikuara?

Mendoj se Egnatia i meritoi vlerësimet dhe ka avantazh se lufton në dy frontet. Ndërkohë që Kukësi pati një ecuri të mirë, por në kampionat e ka shumë të vështirë dhe qëllimin kërkon ta arriti në Kupë. Do jetë një finale interesante

Finalen Egnatia-Kukësi si e parashikoni, në favor të historisë apo të realitetit të këtyre dy skuadrave?

Mendoj se finalja e Kupës do varet shumë edhe nga ndeshjet e “Final 4”. Sepse Egnatia pas kësaj faze do shprehë më qartë qëllimin e saj në këtë sezon. Dhe nëse Kukësi e fiton Kupën, ai del në Europë. E mendoj një finale me shance 50 me 50.

Java e 33-të e Abissnet Superiore do luhet në dy ditë, mos ndoshta duheshin luajtur në një ditë e të njëjtin orar?

Këtu mendoj se nuk ka problem llogarish, është ende shpejt që ndeshjet të zhvillohen në data dhe orare fikse. Renditja e skuadrave i bën edhe më interesante ndeshjet në vazhdimësi, unë këtë e shikoj primare në këtë periudhë të kampionatit.

Cilat ndeshje i veçoni se janë për “Final 4” dhe cilat për mbijetesë?

Ndoshta “derbi” 174, Tirana-Partizani, është njëra prej këtyre sfdave për “Final 4”, kryesisht për Tiranën, sepse Partizani duket se e ka kapur këtë zonë. Por edhe Dinamo me Skënderbeun, këtë javë mendoj se e kanë synimin për “Final 4”.

Mund ti quajmë si kryendeshje sfidën në Rrogozhinë, Egnatia- Vllaznia dhe “derbin” e kryeqytetit Tirana-Partizani?

Është normale të quhen ashtu, dhe unë si kryendeshje të kësaj jave të 33-të do vendosja “derbin” Tirana-Partizani. Nisur edhe nga gjysmëfinalja e Kupës mes tyre, unë edhe sfidën Egnatia-Vllaznia e veçojkryendeshje të kësaj jave të 33-të.

Ku mendoni se do të ketë lëvizje në tabelën e renditjes pas ndeshjeve të javës së 33-të?

Unë do të thoja se do shikohet shumë nga ndeshja “derbi” Tirana-Partizani, për të parë më pas një renditje të përfarët në zonën “Final 4”. Tirana e fillon që tani luftën për “Final 4”, duke menduar se në ndeshjet e mbetura do dalë fituese

Luhen edhe katër javë deri në mbylljen e kampionatit të Superiores, cili është konfigurimi juaj për renditjen?

Nuk mund të jap ndonjë renditje të përafërt, por përparsi i jap Egnatias e Vllaznisë, ndërsa pas “derbit” do ketë një renditje më të qartë për “Final 4”. Një fitore e Tiranës e ngre shumë moralisht, një rezultat jo pozitiv e ngre Dinamon për “Final 4”.

FSHF-ja e ka zgjidhur qesen me shperblimet që duken të majme, si e komentoni këtë lëvizje?

Kjo është shumë pozitive, ju vlen skuadrave. Asnjëra nuk do të tolerojë deri në fund, dhe këtu rëndësi merr edhe ky shpërblim. Deri në fund mendoj se kampionati do bëhet edhe më i fortë për të gjitha skuadrat, në çdo pozicion të renditjes.

 

FSHF deklaron të ardhurat e Superiores dhe të “Final 4”

Shefi i Departamentit të garave në FSHF, Marjus Sulejmani, ka deklaruar dje të ardhurat që përfitojnë skuadrat në fundin e kampionatit dhe pas “Final 4”. Vendi i parë do të marrë 100 milionë lekë të vjetra, i dyti 70 milionë, i treti 50 dhe i katërti 20 milionë lekë të vjetra. Ndërsa fituesi i “Final 4” do përfitojë 100 milionë lekë të tjera.

 

BILANCI HISTORIK

Tirana-Partizani

Ndeshje                       173

Fitore Tirana                47

Barazime                     54

Fitore Partizani            72

Golat                          187:234

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 33
E shtunë, 27 prill 2024

Dinamo City-Laçi                      18:00

(Luhet në “Elbasan Arena”)

Skënderbeu-Erzeni                 18:00

E dielë, 28 prill 2024

Egnatia-Vllaznia                     15:00

Kukësi-Teuta                          15:00

Tirana-Partizani                     19:00

(Luhet në “AIR Albania”)

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     32        60

2.Vllaznia                    32        52

3.Partizani                   32        51

4.Tirana                       32        46

5.Dinamo City             32        46

6.Skënderbeu             32        44

7.Laçi                          32        38

8.Teuta                        32        38

9.Erzeni                       32        31

10.Kukësi                    32        26

Ish-mbrojtësi Arjan Sheta: Partizani është më favorit se Tirana

Të dielën në mbrëmje luhet “derbi” numur 174, Tirana-Partizani, një ndeshje që mendohet se do të ketë prezencë të lartë tifozerie në “Air Albania”. Kështu mendon edhe ish-futbollisti i të dy këtyre skuadrave, Arjan Sheta. Ai jep disa arsye pse e vendos si favorit Partizanin. “Natyrisht që kjo është një ndeshje “derbi” shumë interesante, jo vetëm nga historia mes Tiranës e Partizanit, por edhe për realitetin e tyre në tabelën e renditjes. Unë kam luajtur në këtë “derbi” me të dyja skuadrat dhe i ndjej emocionet e tij. Besoj se Partizani është më favorit, për sa i kemi parë në këtë kampionat të dyja këto skuadra. Por këtë mendim unë e përforcoj edhe nga problemet që ka Tirana, të cilët e bëjnë Partizanin më komod që ta zgjidhë pozitivisht këtë sfidë. Partizani është edhe më i kompletuar se Tirana, dhe vetëm befasia, apo supriza. mund ta çojnë në barazimin e ndeshjes”.