“Partizani” modern i Gaz Demit

481
Sigal

Nga Bejdo Malo

Adrenalines se Partizanit kete vit i shtohet dhe stadiumi i ri e kompleksi universal i stervitjes “Në këto vitet e fundit Partizani është ndërtuar për kampion”. Ky eshte perceptimi i te gjithe atyre qe dashurojne “Partizanin”. Merita per kete i takon Gazmend Demit ketij biznesmeni qe e ringriti nga hiri “Partizanin” dhe sot na ben qe ta ndjekim ate me emocion ne cdo ndeshje dhe ne cdo stervitje.

Ishte aftesia dhe investimi i Gaz Demit ajo qe e shpuri ekipin e “Partizanit” ne kete stad. Nese e analizion kampionatin e sivjetshem ekipi ka luajtur me me dinjitet se kurre. Se pari Partizani fitoi nje ndeshje shume te madhe sic eshte ajo e pandemise Civid-19 fale Presidentit Gaz Demi po dhe drejtuesit serioz dhe shume i pergjegjshem sic eshte Olsi Rama. E kane plotesuar me se miri njeri tjetrin keta dy personazhe per te bere nje “Partizan” dinjitoz me mentalitet fituesi. Po të analizojmë gjithë kampionatin, te gjithe duartokasin punen e e stafit te “Partizanit” por respekti me i madh shkon per ate qe derdh parate. Gazment Demin. Ai solli tek “Partizani” qetesine mirekuptimin, betejen e ndershme ne fushe. Kete kampionat ekipi ne shume ndeshje ishte i denuar nga arbitrat por asnjhere nuk u humb ekulibri. Mjafton ti hedhesh nje sy fromacionit qe lujati me “Vllaznine” dhe mbushesh me optimizem, se ky “Partizan” ka gjunje per kampion.

Duke filluar nga Hoxha ne porte, Trashi, Belica, Dajci, Idrizaj ne mbrojtje, Kodra, Telushi, dhe Broja ne mesfushe dhe ne sulem Cardiero, Solomoni dhe Bardhi te krijohet pershtypja se viti qe vjen do jete nje histori dinjitoze per “Partizanin”. Por dhe me Tiranen, ekipi i demave luajti si kampion ne fuqi duke dhene nje leksion futbolli modern. Partizani eshte nje ekip i mbushur me te rinj, me konkurence, me djerse ne stervitje. Nuk është e lehtë të luash futboll, duhet te djersish shume ne fushe për të arritur në profesionalizëm.

Po lajmi me i mire eshte ai qe Ilir Daja trajner i ardhshëm i “Partizanit” kjo te bind qe “Partizani” është një skuadër e madhe dhe kërkon gjithmonë më të mirët. Aktualisht Ilir Daja është një nga më të mirët në vend. Une qe kam pasur fatin te kem patur shoke klase Perlat Musten, Artur Lekbellon dhe Arjan Ametaj dhe pedagoge legjendaret e “Partizanit”, Berishen, Brecaj, Lame dhe Fagun them me plot gojen se “Partizani” i Gaz Demit eshte me moderni me bashkekohori dhe me i prespektives. “Partizani” modern i Gaz Demit do te kete dhe qershine mbi torte, stadiumin e ri i cili eshte nje investim shume serioz dhe nje stadium bashkekohor me cilesori ne Shqiperi ne te gjitha drejtimet. Investimi eshte disa milion eurosh dhe ajo qe eshte kryesorja do te jete nje impjant sportiv shume modern sipas standarteve te FiFA dhe UEFA….