Transportonin nëntë emigrantë të paligjshëm për trafik drejt BE, arrestohen tre persona

35

Policia e Korçës ka goditur dy raste të dhënies ndihmë të emigrantëve të paligjshëm për të kaluar kufirin dhe si rrjedhojë ka bërë arrestimin e tre personave, njëri prej të cilëve drejtonte automjetin pa patentë.

Më konkretisht në rastin e parë janë arrestuar D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, këta shtetas u kapën duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi D. S., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariatet e Policisë Pogradec e Kolonjë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, këta shtetas u kapën duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi D. S., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

• E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Kia” në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt përfitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”