Protesta e thirrur në Tiranë, 600 demokratë nga juglindja nisen drejt kryeqytetit

Rreth 600 persona nga qarku juglindor janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.

Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrësit vijnë nga disa bashki të rajonit, ku Korça kryeson me rreth 230 persona, e ndjekur nga Maliqi me 150, Pogradeci me 100-120, Devolli me 60 dhe Erseka me 30 persona.

Sigal

Nisja drejt kryeqytetit nuk është organizuar në mënyrë të përbashkët, ndërsa pjesëmarrësit pritet t’i bashkohen tubimit të opozitës në Tiranë.