Po shpërdanin kanabis në doza të vogla, 2 të arrestuar në Tiranë, procedohen edhe blerësit

222
Sigal

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ku për pasojë kanë rënë në praga 2 persona dhe janë proceduar tre të tjerë. 

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Në rrugën “Sali Nivica”, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. Sh., 28 vjeç, banues në rrugën “Mihal Grameno”, pasi u kap në afërsi të banesës së shtetasit I. K., duke i dhënë doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit A. B., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në rrugën “Sali Nivica”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u proceduan penalisht

A. B., 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. Z., 19 vjeç dhe K. B., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi gjatë kontrollit u konstatuan në banesën e shtetasit I. K.

Ndaj të arrestuarve dhe të proceduarve është ngritur akuza për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.