Gjosha: Përafrim legjislacionit me atë të BE-së

480
Gjatë një deklarate për shtyp, ministrja i cilësoi këto dy struktura me peshë themelore në ecurinë e mëtejshme të këtij procesi, ndërsa ftoi që të punësohen pranë tyre të gjithë të rinjtë e diplomuar me rezultate të larta, brenda ose jashtë vendit.
“Këto struktura do të jenë garancia për qasjen që do të ndjekë vendi ynë në hapat e mëtejshëm drejt Bashkimit Europian. Me qëllim rekrutimin e të rinjve më të talentuar dhe profesionistëve më të mirë, qeveria ka parashikuar një trajtim të veçantë financiar për nëpunësit e këtyre njësive.
Në këtë mënyrë do bëhet i mundur krijimi i një ajke të administratës, e stimuluar siç duhet, për një punë cilësore dhe me standarde”, u shpreh ministrja Gjosha.
Ky vendim i Këshillit të Ministravem shtoi ajo, i jep një shtysë reformës në administratë, si një komponent kyç që do e çojë Shqipërinë drejt integrimit”, tha ministrja Gjosha.
Sigal