Një influencer i njohur ukrainas, i cili numëron 2 milionë ndjekës në Instagram, ka ndarë një video ku ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama.
Max Klymenko duket ta ketë xhiruar videon gjatë samitit të NATO-s në Ankara ku edhe kryeministri ishte i pranishëm, por e ka ndarë ditën e sotme.
Pyetjet e tij lidhen kryesisht me përditshmërinë e kryeministrit, detyrën dhe angazhimet e tij e deri te hobet.






















