Zv.ministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, ka ndarë në rrjetet sociale momente nga prezantimi i automjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për industrinë vendase të mbrojtjes.
Në një postim në Facebook, Skana shprehet krenare që automjetet e para taktike të prodhuara në vend janë ndërtuar për të përmbushur standardet e NATO-s.
“Krenare që shoh automjetet e para taktike të prodhuara në Shqipëri, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s. Made in Albania. Built for NATO. Built for the future,” shkruan ajo në postimin e saj, duke e shoqëruar me fotografi nga ceremonia e prezantimit.
Ballina Aktualitet Zv.ministrja e Mbrojtjes: Automjetet e para taktike “Made in Albania”, sipas standardeve...






















