KUPA MEMORIALE NDËRKOMBËTARE/ Në pishinën “Taq Dafa” në Durrës u zhvillua veprimtaria homazh për personalitetin e Notit shqiptar. Flasin Presidenti FSHN, trajnerë e notarë
Nga Agron KAJA
Festë historike mes të shkuarës e aktualitetit në notin shqiptar

Mëngjesi i datës 1 gusht 2026, trokiti si një ditë feste në pishinën “Taq Dafa” në Durrës, duke i dhënë një hijeshi veprimtarisë “Kupa Memoriale Ndërkombëtare Agron Ismailati 2026”. Gjithçka e kuruar dhe e vendosur në vëndin e duhur, këto ishin masat parapërgatitore të Bashkisë së Durrësi, Klubit Shumësportësh “Teuta” dhe Klubit të Notit Otrila në Kosovë, të mbështetur edhe nga Federata Shqiptare e Notit dhe nga Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit në Shqipëri. U nderua një nga personalitetet e Notit shqiptar në vite, trajneri shquar Agron Ismailati, festë të cilën e përcolli Live edhe televizioni më i ri në tregun mediatik shqiptar, Telegraf News. Notarë dhe trajnerë veteranë, drejtues dhe ish drejtues të Notit shqiptar ndër vite, familjarë të Mjeshtrit Ismailati, deputete të Durrësit ish-notare të Teutës, dhe prania e Presidentit të KOKSH-it, Fidel Ylli, i dhanë harmoninë kësaj veprimtarie, mes zhurmës së dallgëve në pishinën “Taq Dafa” të Durrësit. Historia u “zhyt” në pishinë, por doli prej saj më e “shplarë” në mëndjet e sytë e të pranishmëve të shumtë, të cilët do ta kujtojnë me respekt këtë vlerë të notit shqiptar.
Presidenti i FSHN, Agim Çiraku, promotor i veprimtarisë

Veprimtaria Kupa Ndërkombëtare e Notit “Agron Ismailati”, zanafillën e saj nuk e kishte në ditën e zhvillimit të saj. Ajo ishte projektuar më parë nga Bashkia e Durrësit dhe Klubi Shumësportësh “Teuta”, por edhe e mbështetur pa rezerva nga Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, si dhe nga Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit në Shqipëri. “Veprimtari të tilla, ne si federatë i kemi mbështetur, sepse veç aktualitetit dhe ritmikës së garave, historia për ne ka qënë një nga shtyllat e drejtimit në rrugëtimin vjetor dhe më gjerë. Agron Ismailati na mblodhi sot (të shtunën), për ta “zbardhur” atë pjesë të historisë që ai dhe bashkëpunëtorët e tij e ndërtuan dhe e ngritën në nivele të larta. Do thoja se Bashkia e Durrësit e përkrahu dhe e mbështeti këtë nismë, por edhe KOKSH-i me Presidentin Fidel Ylli, treguan se këto angazhime ia shtojnë vlerat historisë së Notit shqiptar. FSHN-ja do ta respektojë dhe do ta mbështesë gjithmonë historinë e Notit shqiptar”, kështu e vlerësoi Zoti Agim Çiraku, Kupën Ndërkombëtare të Notit “Agron Ismailatit”. Aktivizimi i tij në ritmikën e veprimtarisë, krijoi atmosferë dhe emocione.
MË TË MIRËT E VEPRIMTARISË
EKIPI
Ekipi më i mirë i veprimtarisë, M+F: AN “Te Stela”
NOTARËT
Notari më i mirë të veprimtarisë për meshkuj: Eljo Skënderi i AN “Te Stela” Notarja më e mirë e veprimtarisë për femra: Arla Dermishi e AN “Te Stela”

Federata Shqiptare e Notit dhe Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit Shqiptar, e nderuan Agron Ismailatin me vlerësimin “Nderi i Notit Shqiptar”. Edhe Bashkia e Durrësit e nderoi Agron Ismailatin me një Dekoratë të veçantë
Jurgen Fici, trajneri si një “Agron” i ri për Teutën

Trajneri i notit tek Teuta, Jurgen Fici, ishte një nga më aktivët gjatë zhvillimit të garave për Kupën Memoriale Ndërkombëtare “Agron Ismailati”. Vlerësimi për të ishte i lartë, madje edhe duke e quajtur si “Agroni i ri” në notin durrsak. “Unë mendoj se Profesor Agron Ismailati e meritonte këtë vlerësim dhe respekt, ndaj edhe nuk jam kursyer në angazhimin tim që veprimtaria të dilte sa më e plotë. Këtë ja arritëm edhe me bashkëpunimin e FSHN-së, dhe vlerësimi krahasues për mua me Agron Ismailatin si trajner, do të mbetet një nxitje për ta ngritur notin durrsak në nivele edhe më të larta. Mbështetja që na jep Bashkia e Durrësit, po na e bën më të lehtë këtë rrugë suksesi”, kështu u shpreh trajneri i Teutës, Jurgen Fici. Ndërkohë, duhet theksuar se e gjithë dinamika e zhvillimit të veprimtarisë “Kupa Memoriale Ndërkombëtare Agron Ismailati 2026”, kaloi nëpërmjet punës së Jurgen Ficit.
Fidel Ylli: Emri i Agron Ismailatit, historik dhe i veçantë

Edhe pse ditë pushimesh dhe me mot të nxehtë, Presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli nuk mungoi të respektonte veprimtarinë ndërkombëtare memorriale në nderim të figurës së Agron Ismailatit. “KOKSH-i e ka në qëndër të vëmëndjes të punëve të tij respektimin e personaliteteve me vlera në sportin shqiptar. Edhe emri i Agron Ismailatit, që për nga përmasat dhe vlerat, mbetet historik dhe i veçantë është pjesë e kësaj historie. Për mua kjo rrugë është një freskim i vlerave historike, por duhet të jetë edhe një nxitje për talentet e reja. Durrësi dhe shumë qytete të tjera po e mbajnë të gjallë traditën, mbi të cilën e ardhmja duhet që të rritet në nivele e cilësi. Premtimi i zotit Çiraku për ta bërë pjesë të kalendarit vjetor këtë Kupë, mendoj se është ideja më e bukur që kjo histori mos mbetet “jetime”, por e veçantë”.

Djali, Ani Ismailati: Kjo është një ringjallje për babanë tim
Një djalë me edukatë dhe me kulturë, Ani Ismailati tregoi se është vazhdimësia e një personalitetit të babait të tij Agron Ismailati. I pranishëm dhe i kudondodhur gjatë garave dhe në të tjera organizime, së bashku me mamanë e tij, Ani e tregoi fotokopjen e babait, dhe më gjerë. “Falenderimet tona familjare për këtë organizim, ndoshta janë pak, përballë kësaj veprimtarie që babanë tonë e përjetëson me shumë respekt. Gjithçka që ai i dha historisë së notit durrsak dhe atij shqiptar, duket se ka lënë gjurmët më të mira, për të cilat edhe ne jemi krenarë. Familjarisht falenderojmë Bashkinë e qytetit të Durrësit, Klubin Shumësportësh “Teuta” dhe FSHN-në, që e mbështetën këtë organizim, por edhe prania e Shoqatës së Veteranëve të Notit e bëri më mbreslënëse. Dy deputetet e Durrësit, Klodiana Spahiu dhe Eva Budini, si dy ish-notare, e sollën Live “ringjallen e Agron Ismailatit”. Ani Ismailati dukej një “Agron në miniaturë”, për gjithçka që ai tregoi gjatë kësaj veprimtarie. Mbi të gjitha, ai i respektoi të gjithë me praninë dhe mirësjelljen e tij, duke e treguar Live pasqyrën e babit të tij tek gjithë bashkënjohësit e notarët e tij.

Me këtë veprimtari në nder të babait tim Agron Ismailati, unë mendoj se sporti i Notit ka qënë dhe do mbetet një sport Peet-Stop për tu ndalur të gjitha kategoritë e moshave tek të rinjtë e më gjerë
DEPUTETET E DURRËSIT
DY ISH-NOTARE
Znj. Klodiana Spahiu: Durrësi është krenar për Agron Ismailatin
Nënkryetarja e Parlamentit shqiptar, Zonja Klodiana Spahiu, nuk dukej si e tillë mes pjesëmarrësve në veprimtarinë “Kupa Memoriale Ndërkombëtare Agron Ismailati 2026”. Thjeshtësia e saj dhe kujtimet që solli, u përshkruan me emocion nga pjesëmarrësit: “Rrallë ka patur vajza durrsake që nuk janë ushtruar në sportin e notit. Unë jam një ndër shumë prej tyre që kam patur fatim të trajnohesha nga Profesor Agron Ismailati, të cilin do ta veçoja si një prind shembullor, dhe njëherësh një trajner të madh. Një njeri shumë i mirë dhe një trajner i madh, besoj se i gjithë qyteti ynë është krenar për këtë personalitet. Familja e tij e nderuar dhe qytetarët durrsakë janë krenarë për këtë histori brilante”.
Znj. Eva Budini: Të jemi mirënjohës vlerave të Profesor Agronit
Deputetja e Durrës, zonja Eva Budini, u tregua e gatshme të shprehte respektin dhe kosnideratat për Agron Ismailatin. Për gazetën “Telegraf”, ajo foli pak, por përcolli mirënjohej e vlerësim. “Kjo veprimtari që lidh historinë me aktualitetin e Notit shqiptar po transmetohet në televizionin tuaj (Telegraf Neës), por na ka respektuar edhe ne qytetarinë e Durrësit. Sepse Profesor Agron Ismailati ka qënë vlerë në këtë histori, dhe ne sot jemi mirënjohës. Unë kam patur njohje të afërt me familjen Ismailati, dhe këtë atmosferë që shikoj sot, e kaloj mes kujtimeve të shumta, të cilat ma shtuan edhe më shumë mirënjohjen e vlerave që Profesor Agroni i dha sportit të notit durrsak, por edhe atij shqiptar”.
MJESHTRAT E MËDHENJ VLERËSOJNË AGRON ISMAILATIN
Sadik Mema, Mjeshtër i Madh
Agroni e nderoi notin durrsak, dhe atë kombëtar

Mjeshtri i Madh Sadik Mema, e solli si të “gjallë” figurën e Agron Ismailatit. “Mua më vjen mirë që organizohet kjo veprimtari për një nga Legjendat e notit durrsak dhe atij kombëtar, të Madhin Agron Ismailati. Sepse ai ka drejtuar me profesionalitet ekipin e Lokomotivës/ Teutës në mbi 40 vite si trajner. Ruaj kujtimet më të mira për të si një notar elitar dhe tranjer korrekt, shumë punëtor dhe profesionist. Kjo veprimtari e nderoi notin durrsak dhe notin kombëtar, por në veçanti Agron Ismailatin si një personalitet me vlera në historinë e Notit shqiptar. Shoqata e Veteranëve të Notit e vlerëson Agronin si Legjendë e historisë”.
Petrit Guma, Mjeshtër i Madh
Agron Ismailati mbetet një idatorët e notit cilësor në Shqipëri

Mjeshtri i Madh Petrit Guma, ka treguar kujtime e vlerësime për Agron Ismailatin si trajner i notit te Lokomotiva dhe Teuta. “Agron Ismailati mbetet një idatorët e notit cilësor në Shqipëri. Unë jam produkt t trajningut të tij që nga viti 1979, pasi ishte ai që më morri. Sot i kujtoj të gjithë trajnerët që kanë punuar me mua në karrierë, dhe me shumë respekt, ku i pari ishte Niko Kurani. Ndërsa me të Rriturit, kujtoj të Madhin Agron Ismailati në periudhat 1979-1984 dhe 1986-1989. Ndaj edhe suksesin tim në karrierë ia dedikoj vetëm atij personaliteti. Ai e meriton këtë Kupë Memrriale Ndërkombëtare dhe do të mbetet një Legjendë mes të mëdhenjve”.























