INTERVISTA/ Skuadrat shqiptare në Europë, në këndvështrimin e specialistit të futbollit Eqerem Memushi
Nga Agron KAJA

Ky sezon ka nisur me ndeshje në Europë, me merkato dhe fazë përgatitore, si e përshkruani aktualitetin?
Faktikisht, gjatë kësaj periudhe pjesa më e madhe e skuadrave është munduar për një merkato sa më të mirë. Dhe duke parë ndeshjet në Europë dhe aktivizimet e reja, duken ardhje cilësore. Ndërsa përgatitjet e skuadrave janë në ritmin e duhur.
Ju çfarë evidentoni më shumë te skuadrat në këtë periudhë, ndeshjet në Europë, përgatitjet apo merkaton?
Më shumë do veccoja ndeshjet në Europë, pasi skuadrat tona ishin fokusuar të shkonin në grupet e Konferencë Ligë. Edhe në merkato, përgatitje dhe në ndeshje miqësore, këto skuadra kanë punuar fort. Dhe këtu do shtoja Teutën me Vllazninë.
Rrugëtimi për Elbasanin e Vllazninë ishte i shkurtër me ndeshjet në Europë, çfarë mendoni se nuk shkoi mirë?
Nëse për Elbasanin ishte eksperianca e pakët dhe largimi i disa lojtarëve titullarë, për Vllazninë do thoja se ishte një hap i gabuar eliminimi me Malishevën. Sepse duhet ta kishte kaluar turin e parë. Të dyja besoj se do ti kenë gjetur mangësitë.
Egnatia dhe Dinamo City po e mbajnë të ndezur “pishtarin” në ndeshjet europiane, si i përshkruani?
Egnatia kishte shanc të madh, por pësoi gola që nuk mendohen të pësohen nga skuadra të nivelit të saj. Mendoj se u mundën nga gabimet individuale të disa lojtarëve. Për Dinamon, shpresat janë edhe më të afërta për kualifikim.
Këtë javë, këto skuadra luajtën ndeshjet e para të turit të dytë eliminator, ishin rezultate të pritshme?
Jo, nuk i mendoja këto rezultate, të paktën për humbjen e Egnatias 1-3 ndaj Shamrok Rovers të Irlandës. Ndërsa për Dinamon edhe pritej një humbje minimale, sepse është një rezultat që e mban të hapur kualifikimin.
Mes Egnatias e Dinamo City, cilën e shikoni më pranë kualifikimit në turin tjetër?
Më shumë shanse shikoj te Dinamo, duke parë rezultatin në takimin e parë me Aruban. Ndërsa për Egnatian vetëm një mrrekulli mund ta kualifikojë, dhe duke qënë se futbolli i ka brënda të gjithë rezultatet, shpresat nuk duhet të humbasin.
Cilën nga ndeshjet e skuadrave tona që luajnë në Europë e vlerësoni më të mirën në treguesit e saj?
Për mua ndeshja më e bukur ishte Egnatia me Celjen e Sllovenisë. Një ndeshje me emocione dhe gola, sin ë Slloveni ashtu edhe këtu në Rrogozhinë, dhe kualifikimin e ndau vetëm ruleta. Të tjerat ishin sfida normale në lojë e rezultate.
Në këndvështrimin tuaj teknik, çfarë duhet të përmirësojnë skuadrave tona që po luajnë në Europë?
Mendoj se nuk ka kohë për përmirësime. Të dyja skuadrat duhet të japin më shumë se 100% në fushën e lojës që të mendojnë kualifikimin. Duhet ta kenë në psikologji këtë objektiv, pasi kualitetet mes skuadrave kundërshtare nuk janë të dukshme.
FSHF vendos orare ndeshjesh të shpërndara në sezoni 2026-2027
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, dje ka miratuar propozimin për shpërndarjen e re të orareve të zhvillimit të ndeshjeve në kampionatet Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë, një vendim që do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026-2027. Sipas rregullores, ndeshjet e kampionateve profesioniste do të zhvillohen në katër fasha të përcaktuara orare: 13:30, 16:00, 18:30 dhe 21:00.
Në rastet kur nuk do të ketë ndeshje të ekipeve kombëtare në mesjavë, ndeshjet e kampionateve do të planifikohen të zhvillohen të premten, të shtunën dhe të dielën.

SKUADRAT NË EUROPË
SEZONI 2026-2027
LIGA E KAMPIONEVE
Turi i parë eliminator
E mërkurë, 8 korrik 2026
Petrokub (Mda)-Egnatia 1-1
E mërkurë, 15 korrik 2026
Egnatia-Petrokub (Mda) 6-1
Turi i dytë eliminator
E mërkurë, 22 korrik 2026
Egnatia-Celje (Sllo) 3-3
E martë, 28 korrik 2026
Celje (Sllo)-Egnatia 2-2
Egnatia eliminohet me penallti
UEFA EUROPA LIGË
E martë, 4 gusht 2026
Shmarok R (Irl)-Egnatia 3-1
E martë, 11 gusht 2026
Egnatia-Shmarok R (Irl) 19:00
KONFERENCË LIGË
Turi i parë eliminator
E enjte, 9 korrik 2026
Dinamo C-Astana (Kaz) 0-1
E enjte, 16 korrik 2026
Astana (Kaz)-Dinamo C 1-4
Dinamo kalon turin tjetër
Turi i dytë eliminator
E enjte, 23 korrik 2026
Aluminij (Sllo)-Dinamo 1-1
E enjte, 30 korrik 2026
Dinamo-Aluminij (Sllo) 3-0
Turi tretë eliminator
E martë, 4 gusht 2026
Auda (Let)-Dinamo C 1-0
E martë, 11 gusht 2026
Dinamo C-Auda (Let) 19:00
Egnatia dhe Dinamo, në dyshim për kualifikimin

Dy skuadrat tona, Egnatia dhe Dinamo City, janë duke vazhduar rrugëtimin në Europë. Rrogozhinasit në Europa Ligë dhe dinamovitët në Ligën e Konferencës, në mesjavë luajtën ndeshjet e para të turit të tretë. Egnatia u shtang nga dominimi i Shamrok në Irlandë. Me rezultatin 1-3, një humbje që nuk të jep idenë e mendimit të kualifikim të Egnatias, ku edhe golin e “nderit” ja shënuan vëndasit. Sfida e kthimit do të luhet më 13 gusht, ora 21:00 në stadiumin “Arena Egnatia”. Ndryshe ndodhi me Dinamon në Letoni në Ligën e Konferencës, e cila humbi 0-1 në takimin e parë ndaj Audas vendase. Sfida në Letoni u vendos nga një supergol në minutën e 68-të, ndërsa pas golit erdhi kartoni i kuq, ku Përndreca la ekipin me 10 lojtarë në minutën e 71-të. Kualifikimi duket më i mundshëm për dinamovitët.
LEGJIONARËT NË MERKATO
Gjimshiti, Mihaj, Asllani, Bajrami dhe Daku ndryshojnë skuadër

Nga Arabia Saudte në Europë dhe nga Europa në Arabinë Saudite, ky është rrugëtimi i merkatos për disa nga futbollistët e Kombëtares sonë. Ditë të “nxehta” janë duke kaluar, ku kapiteni Berat Gjimshiti ka lënë Italinë dhe do të jetë pjesë e Al Diriah në Arabinë Saudite, përvoja e parë jashtë Serie A dhe Zvicrës. Më parë, mbrojtësi i majtë Mario Mitaj është transferuar te Bolonja në Serie A, duke filluar edhe ai një aventurë të re pas asaj dy-vjeçare në Arabinë Saudite. Kristian Asllani pritet të largohet nga Italia, pasi në ditët e fundit është folur për mundësinë e transferimit tek Al Itihad në Arabinë Saudite. Sulmuesi Mirlind Daku largohet nga Rubin Kazani në kampionatin rus. Spartaku i Moskës ka vendosur të paguajë menjëherë klauzolën e largimit të Dakut, e cila arrin në rreth 11 milionë euro. Ernest Muçi është kthyer në një nga emrat më të lakuar në Turqi, ku Trabzonspori ka vendosur çmimin e kartonit të tij prej 20 milionë euro. Nedim Bajrami ka lënë Skocinë dhe do të luajë me Al Taauoun, në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

VËZHGIM/ Reforma e re Administrativo-Territoriale, do “shkrijë” edhe futbollin në disa skuadra
Rrogozhina me Egnatian kampione, në “kthetrat” e “zhdukjes”!
Një propozim i Qeverisë shqiptare për një ndarje të re territoriale, duket se do prekë (“zhdukë”) edhe disa skuadra futbolli. Mes tyre është skuadra e Egnatias së Rrogozhinës, me projekt shkrirje të bashkisë aktuale. Që nga krijimi në vitin 1964, skuadra rrogozhinase ka qënë pjesë e kategorive inferiore, në Superiore me hyrje e dalje të shpejta. Pasi ky qytet kishte bashkinë e tij, në vitin 1998 vendosi që të kishte skuadrën e futbollit me emrin Egnatia. Dhe sukseset në fushat e tjera ju bashkangjit edhe futbolli, ku në harkun e 7-8 viteve të fundit, Egnatia është shpallur 3 herë kampione e Superiores, ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Njëherësh, ka ndërtuar edhe një stadium komod me 4 mijë vënde, të pranuar edhe për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Dhe këto arritje kishin mbështetjen e fuqishme të qeverisjes vendore, të cilët sollën në administrim edhe Agim Demrozin si president, i cili është bërë pjesë e këtyre sukseseve ndërsa Rrogozhina është bashki më vete. Dhe këtu është thelbi i këtij komenti, sepse një Projektligj i Qeverisë shqiptare me një propozim për Reformën Administrativo-Territoriale, ka parashikuar që të ulë numrin e bashkive, mes tyre edhe Rrogozhinën kampione në Abissnet Superiore. Aktualisht, vendi ynë është i organizuar në 61 bashki dhe 12 qarqe, ku mes tyre është edhe Bashkia e Rrogozhinës. Ndërkohë që bashkitë të cilat do të shkrihen me këtë propozim janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas. Nisur nga ana sportive, veç Egnatias së Rrogozhinës kampione në futbollin elitar, aty kemi edhe Cërrikun me kampionë kombëtarë e ballkanikë në Peshëngritje, kemi Belshin ku turizmi sportiv po merr shumë zhvillim, Albpetrolin me një histori positive në elitë, si edhe bashki të tjera që lapsi i qeverisë kërkon ti kthejë në njësi administrative pa qeveri vendore. Duke qënë se në shumicën e tyre çdo event sportiv thuajse financohet nga bashkitë, një pjesë e skuadrave të këtyre qyteteve mund të zhduken nga harta e futbollit shqiptar pa këto financime. Efektet në futboll do jenë drejt zhdukjes së disa ekipeve, kryesisht në kategoritë e ulta. Ndaj edhe kundërshtitë nga deputetë dhe kryebashkiakë, bashkë me protestat, shërbejnë edhe për sportin. Përmes ofrimit të shërbimeve, bashkitë janë garantueset e standardeve në jetën e përditshme të qytetarëve.
KAMPIONATET DHE KUPAT, SEZONI 2026-2027
# Kampionati Abissnet Superiore fillon më datë 22 gusht 2026 dhe mbaron në datën 9 maj 2027
# Kampionati Kategoria e Parë fillon më datë 5 shtator 2026 dhe mbaron në datën 2 maj 2027
# Superkupa e Shqipërisë do të luhet më datë 27 dhjetor 2026
# Kupa e Shqipërisë fillon më datë 16 shtator 2026, mbaron në datën 12 maj 2027

ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2026-2027
Kampionati i 88-të
(22 gusht 2026-9 maj 2027)
Skuadrat Nd P
1.Egnatia 0 0
2.AF Elbasani 0 0
3.Vllaznia 0 0
4.Dinamo City 0 0
5.Partizani 0 0
6.Tirana 0 0
7.Vora 0 0
8.Teuta 0 0
9.Laçi 0 0
10.Skënderbeu 0 0
KATEGORIA E PARË
SEZONI 2026-2027
Kampionati i 79-të
(5 shtator 2026-2 maj 2027)
Skuadrat Nd P
1.Bylis 0 0
2.Flamurtari 0 0
3.Pogradeci 0 0
4.Iliria 0 0
5.Besa 0 0
6.Kastrioti 0 0
7.Burreli 0 0
8.Korabi 0 0
9.Besëlidhja 0 0
10.Oriku 0 0
11.Sopoti 0 0
- Kukësi 0 0
Dorian Bubeqi pranon Lushnjën, kërkon objektiv maksimal
Drejtimin e skuadrës së Lushnjes e ka marrë ish-sulmuesi i saj Dorian Bubeqi. Ai rikthehet në rolin e trajnerit, duke e vlerësuar rikthimin si besim për rikthimin në Kategorinë e Parë. Është hera e parë për Bubeqin në bankinën verdhejeshile, një ekip ku ka lënë gjurmë si lojtar me golat e tij në vitet 2008, 2009, 2010 dhe 2011. Tashmë, objektiv i tij është ngjitja e Lushnjës në Kategorinë e Parë.






















