Zbulohet transferta e madhe që Perez kryen ditët në vijim te Reali

535
Sigal

Eden Hazard pritet të zyrtarizohet blerja e madhe e Real Madridit gjatë merkatos së verës.

Sipas gazetës “Marca”, transferimi i yllit belg mund të finalizohet në ditët në vijim, pasi dy klubet dhe lojtari kanë arritur një marrëveshje dhe ëndrra e Hazard për të luajtur në Santiago Bernabeu është vendosur të bëhet e vërtetë”.

Ardhja e numrit “10” është transferta e parë që Zinedine Zidane kërkoi nga Florentino Perez pas kthimit të tij në stolin e skuadrës mbretërore.

“Kur ai është një nga më të mirët në botë, ai do të bëhet lojtar i Real Madridit”, tha presidenti në përgjigjen e tij kur u pyet për Hazardin.

Belgu do të kalojë në La Liga për një shumë rreth 100 milionë euro pasi i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij me klubin londinez.

Verën e kaluar Chelsea kërkoi 200 milionë euro për 28-vjeçarin, por tashmë marrëdhënia mes dy klubeve është shumë e mirë për shkak të huazimit të Mateo Kovacic.

Faqja e parë e gazetës spanjolle Marca për ditën e sotme: