Një edukatore e një kopshti privat në Tiranë, është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet të këtë ushtruar dhunë mbi një të mitur 2-vjecar.
Edukatorja ka ushtruar dhunë mbi dy vjecarin në ambientet e kopshtit ku punonte.
Sipas njoftimit të Policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H , 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar në ambientet e kopështit”.





















