Skandal me startup-et/Drejtori dhe pronari i kompanisë njohje të mëparëshme,dhe fitues i përsëritur i fondeve

Janë shtuar dyshime mbi shpërndarjen e rreth 6 milionë euro të fondit të Start-up Albania.

Të njëjtat kompani rezultojnë fituese të programit Grante për dy vite radhazi.

Sigal

Ndërkohë dalin në dritë raste të tjera që ngrenë pikëpyetje mbi përzgjedhjen e fituesve.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Start-up Albania, mendohet të këtë pasur njohje të mëparshme me një nga fituesit e programit Grante për dy vite radhazi.

Një shkelje që dyshohet ne këtë projekt ështe hapja e kompanisë Onemor SHPK e themeluar vetëm tre ditë pas hapjes së thirrjes “Grant 2026” e cila dyshohet fituese e paracaktuar edhe pse rregullorja kërkon që aplikantët në këtë fazë të kenë dorëzuar të paktën një bilanc pranë administratës tatimore.

Dokument që kompania nuk ka asnjë mundësi ta ketë pasur, për shkak të kohës së shkurtër në treg (vetëm tre ditë).

Dyshime të tjera ngre dhe projekti fitues “B2Balkan” nga Arben Oshafi, I cili shfaq njohje të mëparëshmë me drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Startup Albania  Arjan Ymeri të cilët kanë bashkëpunuar në një tjetër projekt më herët, në panairin “Future2Tech”, ku Ymeri, ka qenë thirrur si panelit nga organizatori, Oshafi.

Kjo situatë ngre pikëpyetje lidhur me konflikte të mundshme interesi apo mungesë të transparencës gjatë procesit të përzgjedhjes së fituesve të programit Grante për vitin 2026.

Një tjetër kompani që ka rezultuar fituese në mënyrë të përsëritu është dhë kompania “Baboon”, e cila prej vitesh operon në treg.

Në këto kushte, lind pyetja nësë kemi shkelje penale për shpërndarjen e parave të start-up dhe përfitimit të fondeve në mënyrë të padrejtë nga kompanitë me mungesë dokumentacioni ose jo?.