Suplementi Pena Shqiptare/ Bledar Koçi: Fëmijërore…

S’ia dita emrin atij shpendi
Diku ndër pemë ku gjethja feks
Dhe fishkëllimë e tij më mbeti
Atje në fshat, në një mëngjes
Një kor me zogj si të pagjumë

Oh, ç’këngë po thonë në timin vend
Një simfoni pa anë e fund
Me shpendin tim, si dirigjent
Dhe çeli dita pak nga pak

Sigal

Nga erë e lehtë një degë u kris
Ku fluturuan… sa trumcakë
Drejt qiellit tim të vegjëlisë
Kanë shkuar mote që atëherë

Aq shumë, sa ëndrra më kaplon
Më shkojnë e vijnë sa zogj të tjerë
Me shpendin tim që dirigjon

Por fishkëllima atje mbeti
Te fshati im në një mëngjes
S’ia dita emrin atij shpendi
Diku ndër degë ku gjethja feks.