Kam ngecur në kapërcimin e ndryshkur
Të një ore të zbrazët,
Shekuj të munguar nga memorja e bjeshkëve
Që kurrë s’kishin qënë të namuna!
Harrova kush isha
Dhe shtigjet pyjeve
Harruan hapat e mi të ajërt…
Gjyshërit u tregonin dikur fëmijëve
Përralla me zana e shtojzavalle,
Atëherë, kur bota vishej me rroba të thjeshta
Dhe prapë ishte e bukur!
Në flokët e mi të dendur ti humb i tëri
Dhe gishtat e tu luajnë harpën e kohës
Para se zanat të bëheshin gra të zakonshme…
Të magjeps a më magjeps
Nën këtë hënë të mekur?
S’do ta dimë asnjeherë, i dashur!





















