Nga ty më vijnë që të gjitha
lodhjet, mërzitjet dhe mëritë
nga ty më vjen dhe vetë frika
nga ty dhe vdekja do më vijë
Dimrat e ftohtë, akull në verë
dhe ato buzët zjarr përflakur
veç ti mi le shpesh mbi lëkurë
shënja e thua:- “krejt pa dashur” !
Edhe infarkti i parakohshëm
Në do më bjerë pik në zemër
Prej teje m’vjen si një “peshqesh”
A’ si dhuratë dhënë nga një femër
Kallot në këmbë që s’mu shëruan
Në kaq e kaq vite prej vrapit
Nga ty i kam, si çdo gjë tjetër
Jo nga këpucët “shik”, të gabit
Nga ty më vijnë dhe çuditë
Që nuk besohen aq kollaj
Shkurti i brishtë, pa një ditë
Muza e mjaltët që bën art
Dhe ajri lagësht i Nëntorit
Më ve në gjumë si narkozë
Po ti më jep veç një të puthur
E ma sjell Botën, mu në dorë !
Nga ty, nga ty, më vijnë të gjitha
E kur si kam, mërzitem shumë
E ç’mund të ishte pa ty jeta
T’mos jesh ti, ç’mund të jem unë?





















