Kurti takohet sërish me Abdixhikun e LDK-së, e pranishme edhe Vjosa Osmani

Kreu i Lëvizjes Vetvendosje, e njëhohësisht kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka nisur këtë pasdite të martë takimin e radhës me kreun e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ky takim zhvillohet në kuadër të negociatave për arritjen e një dakordësimi për zgjedhjen e një presidenti konsensual, pas tërheqjes së LDK-së nga kërkesat për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen pak kohë më parë. Ndërkohë raportohet se Abdixhiku, është i shoqëruar me ish-presidenten Vjosa Osmani dhe nënkryetarin e partisë, Lutfi Haziri.

Sigal

Para takimit Kurti deklaroi: “Do të takohem me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe do të shohim si mund të ecim përpara që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive si gjithmonë.”