Mziu: Ardhja e Eric Wendt, është mesazh amerikan i qartë/ 0 tolerancë ndaj korrupsionit

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, ka komentuar ardhjen e ambasadorit të ri amerikan Eric Wendt në Tiranë, duke e quajtur këmbanë alarmi për pushtetarët.

Sipas tij SHBA-ja s’kërkon fasada por rezultate dhe se ardhja e ambasadorit të ri dhe shtyrja përpara e axhendës së Presidentit Trump është alarm për grupet e krimit dhe oligarkëve.

Sigal

Mziu e ka mbyllur publikimin e tij në rrjete sociale me togfjalëshin: “Koha e pandëshkueshmërisë do të marrë fund”.

“Mesazhi amerikan është i qartë:

Zero tolerancë ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe karteleve që kërcënojnë sigurinë!

Ardhja e ambasadorit amerikan Eric Ëendt në Tiranë dhe shtyrja përpara e axhendës së Presidentit Trump duhet të jetë një këmbanë alarmi për çdo pushtetar, oligark dhe grup kriminal që mendon se Shqipëria është pronë private.

SHBA-të nuk kërkojnë fasadë, por rezultate konkrete: luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

Shqipëria ka nevojë për drejtësi që nuk ndalet te peshqit e vegjël, por shkon deri në majën e piramidës së pushtetit dhe parave të pista!

Koha e pandëshkueshmërisë do të marrë fund”, ka shkruar ai në rrjete sociale.