Dimali mbledh Këshillin Bashkiak në një mbledhje emergjente/ Miratohet pavlefshmëria e relacionit për shkrirjen e bashkisë, 18 nga 21 anëtarët, kundër bashkimit me Beratin

Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë Dimal.

Fillimisht,në mbledhjen e zhvilluar u lexua relacioni i propozuar për shkrirjen e bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat.

Sigal

Sipas relacionit,arsye të parashtuara në të kanë qenë: lidhja historike e hershme, ish-rrethet, shtrirja përgjatë lumit Osum dhe ekzistenca e Spitalit në Berat, arsye këto që sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak Dimal nuk përputhen me analizën e raportit të ekspertëve.

Sipas këshilltarëve bashkiakë, Bashkia Dimal në këto 10 vitet e fundit ka pasur një mesatare 38% të investimeve të kryera me buxhetin e vet aktiv, duke e renditur Dimalin të 5 në rang vendi, ndërsa Bashkia Berat e ka pasur këtë parametër në mesataren 7%.

Sipas këshilltarëve, ndryshe nga sa konsiderohet në relacian shkrirja nuk do të sjellë për Dimalin kapacitet të shtuar investues, bashkimi me Beratit do të ndikojë negativisht në ekonominë e zonës, sidomos për fermerët e kësaj bashkie që eksportojnë prej vitesh prodhimet e tyre bujqësore dhe të serave në tregjet ndërkombëtare.

18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal kanë miratuar me votat “Pro” pavlefshmërinë e këtij propozimi dhe po me votat “Pro” moshkrirjen e Dimalit si bashki.