Situatë KAOTIKE në jug të Spanjës, 7 tërmete të njëpasnjëshme godasin Granadën

Provinca e Grandës në jug të Spanjës, është goditur ditën e sotme nga një seri prej 7 tërmetesh të njëpasnjëshme, të cilat kanë sjellë panik te banorët,evakuime dhe dëme materiale të konsiderueshme.

Sipas El Mundo, katër prej këtyre termeteve ishin me një magnitudë mbi 4.0, ndërsa më i forti i regjistruar në orën 10:37 të mëngjesit kishte epiqendrën në Gojar dhe regjistroi një magnitudë prej 4.8 ballësh. Epiqendra ishte vetëm 5 kilometra nën tokë. Kjo thellësi kaq e vogël bëri që tërmeti të ndihej jashtëzakonisht i fortë, duke lëkundur fort rrethinat dhe duke u ndjerë deri në qytete të tjera si Malaga, Jaén dhe Cordoba.

Sigal

Këto lëkundje të reja shkaktuan çarje në ndërtesa, dhe rrëzuan fasada të rrugëve. Tre persona pësuan lëndime të lehta , përfshirë një të mitur i cili u dërgua në spita.