Berat/ Preku shtyllën e ndriçimit me shkarkesë elektrike, 3-vjeçari përfundon në reanimacion

Një i mitur 3-vjeçar, ka përfunduar në reanimacion pasi ka pësuar goditje elektrike nga një shtyllë ndriçimi në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Migjeni në qytetin e Beratit.

Sigal

I mituri është transportuar menjëherë në urgjencë ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por për shkakë të gjendjes së rënduar është dërguar në reanimacion.

Fatmirësisht fëmija është jasht rrezikut për jetën.