Gjendet kokainë dhe hashash brenda ambienteve të burgut 313.
Mësohet se droga ishte fshehur në ushqime, të cilat ende nuk dihet se kujt të burgosuri i përkasin. Sakaq, u gjetën 17 doza kanabisi dhe 12 kokaine.
Kontrollet po ushtrohen aktualisht nga Drejtoria e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.





















