Fluks i madh në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë dhe 2,300 automjete nisen drejt Italisë

Detaje të reja kanë dal nga arrestimi i Elvis Kosovës ditën e sotme në Palasë. Mësohet se fillimisht ngjarja u raportua rreth orës 13:40, në një vilë brenda një kompleksi në Palasë, ku Kosova ka pasur një konflikt me bashkëshorten e tij.

Konflikti ka nisur me fjalë, pasi bashkëshortja e Kosovës e kishte kapur këtë të fundit në praninë e një gruaje tjetër. Ndërkohë që Visi e ka dhunuar dhe më pas e ka kanosur me armën tip pistoletë që mbante me vete, pa leje.

Sigal

Njoftimi i Policisë:

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës, të cilat kanë konstatuar një situatë të përshkallëzuar. Për përballimin dhe neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi. Shërbimet e Policisë, gjatë ndërhyrjes në banesë, kanë gjetur një armë zjarri, pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.

Nga verifikimet paraprake rezulton se Vis Kosova dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale. Kosova është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.