Të shtëna në ajër në Mullet, arrestohet 53-vjeçari pasi dyshohet se ka tentuar të kanos një 23-vjeçar

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Mullet, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, përballë një lokali ku ndodhej një 23-vjeçar me të cilin kishte pasur një konflikt të mëparshëm.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas Policisë, 53-vjeçari Fatjon Çeliku ka përdorur një pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, me qëllim kanosjen e 23-vjeçarit.

Sigal

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe organizuan operacionin e koduar “Njoftimi”.

Si rezultat, 53-vjeçari u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, ndërsa Policia sekuestroi armën e zjarrit dhe municionin.