“Mur i Madh Kinez” masakron bregdetin e Jonit

513
Sigal

Vija bregdetare në Vlorë e jo vetëm, i ngjan një “Muri të Madh Kinez” që ka ndarë plazhet e bregun nga thellësitë e banorët autoktonë, ndërsa midis “Murit Kinez” dhe ujit, shumë shpejt do të hedhin shtatin e betontë fshatrat turistikë… E pronarët e rinj të segmenteve të “Murit të Madh Kinez”, janë deputetë aktual-biznesmenë dhe biznesmenë të fuqishëm nga Tirana, deri dje të njohur si miq të Berishës, ndërsa sot, të miqësuar dhe me qeveritarë e deputetë aktual të koalicionit qeverisës. Gazeta “Telegraf” ka mundur që të siguroj fotot ekskluzive të “Murit të Madh Kinez”, parcelizime të tij (ku janë piketuar e do të ngrihen fshatrat turistik), emrat e pronarëve dhe territorin e  shtrirjes së tyre. Janë deputetë e biznesmenë të majtë e të djathtë, apo që herë u shërbejnë të djathtëve e herë të majtëve, ose dhe të dyve njëkohësisht kundrejt përfitimeve. Kuptohet, gjithçka bëhet për interes të palëve, e kuptohet, në dëm të bregdetit e pasurisë së qytetarëve. Fotot flasin vetë për këtë masakër, këtë veprim mafioz, që do u rëndoj brezave autoktonë të Bregdetit dhe shqiptarëve. Banorët(ata që janë me banim në Shqipëri, por dhe jashtë saj, kryesisht në Amerikë. Duke parë se deputetë, politikanë e funksionarë të majtë e të djathtë, interesat që kanë nga kjo masakër në bregdet u kanë ‘mbyllur gojën’, banorët (kryesisht ata që janë qytetarë amerikane) i janë drejtuar ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, duke kërkuar ndihmë që ky skandal me suport të mafies shtetërore, të bëhet objekt i hetimit. Ja çfarë të thonë midis të tjerave banorët. “Muri i Madh Kinez” pothuaj është konturuar. Në këto skandale, janë përfshirë dhe Këshilla Bashkiakë e funksionarë shtetërorë vendor. Një funksionar i lartë shtetëror, i shkarkuar së fundi, që ka interesa e gisht në këtë maskaradë, pasi problem ka vajtur dhe në SHBA, ka bërë dhe një debat me kryeministrin shqiptar. Për të spastruar bregdetin, Brenda ‘Murit…’ u prishën ndërtimet e vendasve, por jo ai në Dhërmi, i një qeveritari. Të interesuar direkt për fshatrat turistik janë një lider qeverisës, dhe tre biznesmenë të fuqishëm nga Tirana… Biznesmeni i njohur si i PD-së, ‘ka blerë’ këta në pushtet sot, përfshi dhe një ish-President. U hoq një koncesion biznesmenit, por qeveria i dha dy fshatra të tjerë turistik në Rrugët e Bardha e në Dhraleo. Një tjetri në Porto-Palermo, përfshi Kështjellën. Biznesmenit tjetër i janë miratuar pallatet në Dhërmi… Një ish-oficer, i akuzuar dikur nga Dritan Prifti, është bërë sot si menaxher i një pjese të kupolës qeverisëse… Qytetarët autoktonw bregdetas që kanë dhe pasaportë amerikane, kanë njoftuar Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë e kërkojnë ndihmë…! Po ato që nuk ndjehen për këtë skandal, janë shtetarët, të interesuarit dhe drejtësia…. Fotot flasin vetë…