Zgjedhjet në PD/ Del rezultati për kreun e degës së Roskovecit

158
Sigal

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi se është përmbyllur procesi zgjedhor në degën e Roskovecit që u mbajt këtë të enjte.

Në një njoftim për shtyp bëhet e ditur se pas numërimit të fletëve të votimit, fitues është shpallur Emels Xhaxhaj me 94% të votave.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është përmbyllur procesi zgjedhor në PD Roskovec.

Procesi i votimit u mbyll në orën 19.00. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar PD dega Roskovec shpallet z. Emels Bektash Xhaxhaj me 94% të votave

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.