Makinacionet e parapërgatitura nuk mbulojnë dot dështimin e Rilindjes Lokale e qendrore!

Nga Xhelal Mziu

Kur një bashki arkëton rreth 40 milionë euro në vit vetëm nga taksa e infrastrukturës (ndërtimit), pa llogaritur të ardhurat e tjera dhe grantet, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Ku kanë shkuar paratë?

Sigal

Natyrisht në korrupsion?

Mjafton të shohësh rrugët e Paskuqanit dhe Kamzës. Asfalte elektorale që degradojnë shpejt, ndërsa bashkë me asfaltin lulëzojnë edhe barishtet.

Në sfond të “teatrit”, shtylla elektrike e lëna si në Kandahar, një pasqyrë që propaganda nuk e fsheh dot.

Kanë kuruar fjalët dhe skenarin, por nuk kurojnë dot realitetin. Të kujtojnë më shumë filmin “Taulanti kërkon një motër…” sesa një inspektim serioz të punëve publike.

As Tao Tao dhe as “6%-shi” nuk do ta shpëtojnë këtë qeverisje nga verdikti i qytetarëve.

Qytetari Lush Shtogu është simbol i qytetarit të lirë: Zgjedh zhvillimin, jo propagandën, qëndresën, jo imponimin.

Kamza do të votojë për ndryshimin. Shqipëria do të votojë për shembjen e diktaturës