Rama: Shërbimi i kimioterapisë në Elbasan vijon çdo ditë, së shpejti 9 njësi të reja në të gjithë vendin

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në Spitalin Rajonal të Elbasanit shërbimi i kimioterapisë për personat e diagnostikuar me sëmundje tumorale vijon rregullisht duke u ofruar pacientëve trajtimin e nevojshëm pranë vendbanimit të tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se zgjerimi i këtij shërbimi synon të lehtësojë aksesin e pacientëve në trajtim dhe të shmangë nevojën për udhëtime drejt qendrave të tjera spitalore.

Sigal

Kreu i qeverisë njofton gjithashtu se së shpejti do të vihen në funksion 9 njësi të reja të kimioterapisë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas tij, zgjerimi i rrjetit të këtij shërbimi do të afrojë trajtimin me pacientët në të gjithë vendin, duke ulur njëkohësisht fluksin në Spitalin Onkologjik dhe duke përmirësuar aksesin në kujdesin shëndetësor për pacientët me sëmundje tumorale.