Prokuroria kërkon rikthimin e Encës në qeli

50
Sigal

Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata për këngëtaren Enca, e cila u lirua nga qelia dhe u la në masën detyrim paraqitjeje, pas arrestimit për drogë.

Policia e Tiranës e arrestoi Encën në kuadër të operacionit “Balcony”, pasi i gjeti gjetur 5 vazo me kanabis në vilën e saj në Lundër. Pesë ditë më parë, togat e zeza në Gjykatën e Tiranës vendosën ta nxjerrin nga qelia, ku këngëtarja qëndroi për 2 netë prej arrestimit mbrëmjen e 12 shtatorit, duke i caktuar masën e detyrimit të paraqitjes.

Gjatë seancës, avokati i saj pretendoi se bimët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër ishin mbjellë nga klientja e tij Ruenca Haxhia për “kuriozitet”.

Referuar procesverbalit të policisë, Enca është shprehur pas arrestimit se është përdoruese droge dhe kanabisin e kishte mbjellë për ta pirë vetë.

Prokuroria nuk ishte në një mendje me gjykatën pasi kërkoi që këngëtarja të hetohej duke qëndruar në qeli në masë arresti me burg.