Përgjimet e konfirmojnë: 430 kg kokainë duhej për zgjedhjet lokale

117
Sigal

Që kur doli lajmi se në Frakull të Fierit u kap një sasi rekord kokaine, nuk kishte dyshime se pas saj qëndronin lidhje të forta të pushtetit. Shumë shpejt u mësua se bëhej fjalë për një zyrtar të Edi Ramës, i cili njihej si një ekstremist në mbrojtje të kryeministrit. Por frika se sasia prej 430 kilogramë kokainë, do përdorej edhe për të blerë zgjedhjet lokale, u bë realitet pas publikimit të disa përgjimeve. Në përgjime del zyrtari i Ramës, Viktor Çervanaku. Top Channel raporton se Viktor Çervanaku, ish-kryetar komune, sikundër del nga përgjimet, po përgatitej për zgjedhjet lokale. Dhe ndërkohë, ai takoi eksponentë të njohur duke u thënë ka ardhur ‘pleh i mirë nga Kolumbia’. Por, nga muaji shtator kur ngarkesa mbërriti nga Mali i Zi, thasët me pleh u mbajtën në oborr pasi eksperti kolumbian mbërriti në Shqipëri në muajin nëntor dhe vonesa e tij u bë shkak që puna të dështonte. Në përgjimet e bëra publike në media vërtetohet se Çervanaku dhe familja e tij kishin dijeni dhe kujdeseshin ‘si sytë e ballit’ për plehun që po vinte ka Kolumbia. Pavarësisht deklarimit të tyre se nuk kishin dijeni për kokainën në pleh, përgjimet po zbardhin të gjithë të vërtetën.