INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” specialisti i futbollit Nesti Gjoka: analiza e tij për katër javët
Agron KAJA
“Sfidën Dinamo City-Partizani, historia e futbollit tonë e veçon si një ndeshje “derbi” të kryeqytetit. Është një Dinamo që duhet të ndryshojë, e nëse edhe këtë javë nuk shkon ku duhet, të mendojë sinjalin “SOS”
Abissnet Superiore nisi me golat e shumtë në tre javë, pse në të katërtën u shënuan më?
Mendoj se tashmë kampionati hyn në ritmin normal, ku çdo gjë në lojë është normale me ekipe më të kujdeshshe dhe më ndryshe ndeshje pas ndeshje. Laçi-Vllaznia e Teuta-Skënderbeu më të ekuilibruara, jo për spektakël, për rezultatin.
Java e tretë me javën e katërt u luajtën afër në ditë, ndikoi kjo në lojën e skuadrave?
Unë mendoj se kjo nuk është ndonjë hapësirë që të ketë ndikim psikologjik, apo fizik te skuadrat. Kjo ngarkesë ishte e pritshme dhe është normale kur edhe kalendari e ka shprehur se kur do të luhen ndeshjet. Skuadrat duhet të mësohen.
Cili nga rezultatet e ndeshjeve të javës së katërt e veçoni si më të bukur, dhe cilin si zhgënjim?
Mund të jetë zhgënjim për Dinamon, e cila pritej që këtë javë të jepte diçka më shumë. Po noton në të njëtin pellg e duhet të dalë prej andej. Ndërkohë që Partizani-Egnatia e veçoj si ndeshjen më të fortë të javës, barazimi i drejtë.
Renditje e “salduar” me Tiranën në krye e Kukësin në fund, po skuadrat e tjera sa janë shprehur?
Çdo skuadër e meriton vendin që ka në renditje, sepse çfarë kanë dhënë kanë marrë. Është java e katërt dhe do ketë luhajtje me ulje e ngjitje në tabelë, ndërsa Tirana e ka nisur mirë në krye, Kukësi duhet të mendojë më shumë vazhdimësinë.
Është zhvilluar 45% e ndeshjeve të fazës së parë ( 4 nga 9), cili është përfundimi juaj për ndeshjet dhe skuadrat në veçanti?
Ky kampionat nisi me një start të mirë si asnjëherë ndër vite, me shënimin e shumë golave. Por edhe me ndryshimin e brezave të futbollistëve, me të rinj të talentuar, si te Skënderbeu, Teuta e Laçi. Kjo vjen edhe nga faktori ekonomik, por i bën mirë këtij brezi.
Java e pestë veçon “derbin” Dinamo-Partizani më 22 shtator, ka kohë për t’u shprehur për të?
Natyrisht që kjo përballje ka kohë për t’u përgatitur nga trajnerët, por historia e futbollit tonë e veçon si një ndeshje “derbi” të kryeqytetit. Është një Dinamo që duhet të ndryshojë, nëse edhe këtë javë nuk shkon ku duhet, të mendojë sijnalin “SOS”.
ABISSNET SUPERIORE

REZULTATET, JAVA 4
Të dielën, 17 shtator 2023
Erzeni-Dinamo 2-1
Të hënën, 18 shtator 2023
Kukësi-Tirana 1-2
Partizani-Egnatia 1-1
Të martën, 19 shtator 2023
Laçi-Vllaznia 2-1
Teuta-Skënderbeu 1-0
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Tirana 4 10
2.Laçi 4 7
3.Egnatia 4 7
4.Skënderbeu 4 6
5.Vllaznia 4 5
6.Partizani 3 5
7.Erzeni 4 5
8.Teuta 3 4
9.Dinamo 4 3
10.Kukësi 4 0
NDESHJET DJE
Laçi po fiton me Bejzaden në stol
Në tri ndeshje me Skerdi Bejzaden në stol, Laçi ka marrë një barazim dhe dy fitore dhe në katër javë renditet në vendin e dytë. Dje ishte një fitore e rëndësishme ndaj Vllaznisë, për t’u konfirmuar si pretendent i sezonit. Pas ndeshjes, vetë Bejzade shprehu besim për lojën e skuadrës së tij, duke deklaruar se në çdo ndeshje hyn për fitore. Duke qenë se skuadra durrsake ka një ndeshje më pak, atë me Partizanin që do ta luajë në datën 4 tetor, në fitoren me korçarët tregoi se shpirti I garës të jep më shumë rezultat.
Me një gol, Teuta merr tri pikët e para
Edhe pse Teuta ka shënuar vetëm një gol në sfidën e djeshme me Skënderbeun, ajo ka marrë tri pikët e para në këtë sezon. Një fitore që erdhi ndaj korçarëve që tashmë pësuan edhe humbjen e dytë radhazi. Por goli i shënuar nga Arifi në pjesën e parë i mjaftoi “Djemve të detit” për tri pikët e para, për të cilat trajneri Longo shprehet se skuadra e Teutës me këtë përbërje të jep mundësi për të ecur më përpara. Me një ndeshje më pak, Teuta renditet në vendin e 8-të me 4 pikë, ndërsa Skënderbeu me 6 pikë mban vendin e katërt.
KATEGORIA E PARË
Java e katërt nis me një bankinë të ndryshuar
NDESHJET, JAVA 4
Të shtunën, 23 shtator 2023
Luzi 2008-Bylis 15:00
Burreli-Lushnja 15:00
Korabi-Besa 15:00
Tomori-Kastrioti 15:00
Flamurtari-Vora 16:00
Të dielën, 24 shtator 2023
AF Elbasani-Apolonia 19:00
Në ndeshjet e javës së tretë në Kategorinë e Parë, Apolonia dhe Bylisi u dorëzuan në fushat e tyre duke barazuar Besën e Tomorin, ndërsa Luzi e Kastrioti nuk e gjetën rrugën e rrjetës në barazimet me Korabin e Flamurtarin. AF Elbasani dhe Vora ishin dy skuadrat fituese të kësaj jave, ndërkohë që Lushnja me këtë humbje mbetet me 0 pikë në fundin e renditjes. Në javën e katërt, Luzi shkon me trajner të ri, pasi është shkarkuar Bledar Devolli, i cili u zëvendësua nga Xhevair Kapllani. Këtë javë ka ndeshje me aromë Superiore në katër çifte Elbasani-Apolonia, Tomori-Kastrioti, Burreli-Lushnja dhe Korabi-Besa. Ndërsa Flamurtari e ka si provë finale me Vorën, dhe Bylisi sfidon Luzin në transfertë.
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Apolonia 3 7
2.AF Elbasani 3 7
3.Bylis 3 7
4.Vora 3 6
5.Tomori 3 5
6.Besa 3 4
7.Kastrioti 3 3
8.Flamurtari 3 2
9.Luzi 2008 3 2
10.Korabi 3 2
11.Burreli 3 1
12.Lushnja 3 0