Dy pika loti, nga sytë më ranë,
Nga zemra dolën, ato lotë!
Po ndahesh bijë, sot me babanë.
Nuse të nxori, babai sot.
Plot emocion të puth në ballë,
Nga zemra det, bekimi del.
Të jep sot babi urimimin e rrallë,
-Bijë, tu bëftë rruga veç diell!
S’ta them dot fjalën, lamtumirë!
Se lamtumirë mes nesh, s’mund të ketë!
Në zemrën e babit, ti e di mire,
Një vend do të kesh, sa të kem jetë.
Tash, hapi krahën e fluturo,
Me ëndrra plot, si di ti vetë!
Përkrah me djalin, që fort të do
Me djalin që e zgjodhe për jetë!






















