Suplementi Pena Shqiptare/ Bona Xhindi Zhiti: Kujtime të fshehura

Sapo ka dalë nga shtypi vëllimi i ri poetik “Kujtime të fshehura” i poetes nga Skrapari, Bona Xhindi Zhiti.  “Kujtime të fshehura”, nuk është titulli i ndonjë poezie nga 79 të tilla që përmban poetiku i Bonës, por përtej kësaj, është sinteza e jetës së padrejtë të poetes së heshtur të cilat Bona i ka shkrirë në vargjet e këtij vëllimi kaq mjeshtërisht. Lirikat e saj i këndojnë dashurisë së mohuar, i këndojnë jetës, i këndojnë birit, i këndojnë mirësisë. Forca emocionale e tyre rrjedh nga ndjeshmëria pa filtra që ka poetja. Është një ndjeshmëri që e tejkalon forcën që mund të ketë një emocion lirik, është një ndjeshmëri vjaze që dashuron, është ndjeshmëri sportisteje, është ndjeshmëri gjimnazisteje, është ndjeshmëri nëne. Në poezinë e Bonës mesazhi poetik jepet me finesë nga thellësia mendimore. Nuk janë të rralla rastet kur vlerat poetike, por jo vetëm qëndrojnë në heshtje, në modesti, madje të tilla edhe humbasin në asgjëkundi.  Bona është një rast tipik i kësaj modestie, por që ndoshta për “fat” nuk do humbasë në asgjëkund.  Cilido që ka lexuar në faqen sociale poezitë e saj është befasuar.

S’më duhen fjalët

Sigal

Unë ty të kuptoja,
Të kuptoja pa fjalë
Të kuptoja kur ishe e heshtur,
Por edhe kur ishe duke qarë

Ti ishe një grimcë drite,
Ishe një shpresë që më mbaje gjallë,
Ti ishe një lule,
Një lule shumë e rrallë!

Unë ty të kuptoja,
Të kuptoja pa fjalë.
Sytë e tu flisnin,
Edhe kur s’flisje asnjë fjalë!

Më the harro,
Më the edhe më fal.
Unë ty të kuptoja,
Të kuptoja pa fjalë!