Suplementi Pena Shqiptare/ Alma Zenellari: Kënga e shirave të vjeshtës!

Bien shira vjeshte,
Mbi trupin e grave të gjelbra
Lagin mallin e ëndrrave të përvëluara,
syve!

Mijëra zogj u kënduan thellë gjoksit,
brenda kraharorit të tyre
Këngë të trazuara, psherëtima,
Me mall e dhimbje ngarkuar…

Sigal

Tani ky shi,
Me duar vjeshte i prek, i puth,
I josh…
Zgjon brenda tyre shpirtin e një kënge të re

Që rritet e shpërthen damarëve me furi,
Këndoni o gra,
me krahë të gjelbra,
Me gjoksin hapur drejt bregut të qiellit

me mallin e ri që ju dridhet buzëve,
Këndoni këngën e ujit,
që derdhet rrënjëve të tokës,
këngën e reve dhe shiut

Këngën e pyllit fletëgjerë
që nxjerr prej zemrës zogj të gjelbër,
Si Ju!