Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Ti s’mund të vish në këtë qytet!

Ti s’mund të vish në këtë qytet,
si të gjitha femrat.
Se asnjë vajzë nuk është e qetë
dhe zënë u prishen ëndërrat.

Ti s’mund të vish në këtë qytet
se dielli zë e fshihet.
Si deshtë fillojnë e zihen retë
dhe fundi nuk i dihet.

NOA

Ti s’mund të vish në këtë qytet
as ditën e as natën,
se gjithë lumenjtë i kthen si det
dhe yjet kaq e patën.

Ti s’mund të vish në këtë qytet,
thjeshtë nga bukuria.
Se zunë e u marrosën djemtë,
u marros dashuria.

Ti s’mund të vish në këtë qytet,
nëse nuk më do mua.
Se unë jam mbret në këtë jetë,
dhe puth këdo që dua.

Ti s’mund të vish në këtë qytet,
si të gjitha femrat.
Se asnjë vajzë nuk është e qetë
dhe djemtë i dogjën ëndërrat.