Një nip dhe një gjyshe në shëtitore,
ndërsa orët e mbas ditës vetveten përtypin.
Unë nuk e di, kush e mban njeri tjetrin
për dore:
Nipi gjyshen, apo gjyshja nipin ?
Ecin ngadalë dhe buzëqeshin,
si të Mbështjellë nga një magji!
Ndaj nuk kanë kohë, të vështrojnë qiellin
që pas pak çastesh, do hedhë shi!
Dhe natyrisht s’mund të jetë ndryshe
(Këtë çast gjithë bota i’u ngjan blu)
Dhe sikur qielli të përmbyset
ata do ecnin prapë, kështu.
S’duan t’ia dijnë, se u prish moti;
për asnjë gjë s’duan t’ia dijnë…
Dy mosha shkrirë në një të vetme;;
dy dashuri, që bëjnë një stinë.
Një nip me gjyshen dorë për dore
(Pranë njëri tjetrit si dy sy)
Sot s’do bjerë shi në shetitore
gjersa të shkojnë, ata të dy.






















