Agron KAJA
Në këtë sezon veror, muaji gusht 2026 do të mbyllet me një veprimtari të rëndësishme verore për sportin e Notit në Shqipëri, i cili pritet të jetë edhe si një test i mbylljes së sezonit veror në pishinën 50 m. Të shtunën dhe të dielën (29-30 gusht), në Durrës do të zhvillohet Kampionati Kombëtar, i cili përfshin të gjitha moshat dhe kategoritë që do përfaqësojnë ekipe nga Shqipëria, por në pritje janë edhe garues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Ky është edhe një event që zhvillohet në pishinën me emrin e të Madhit “Taq Dafa”, dhe matjet e kohës bëhen me tabelë elektronike. Por edhe se televizioni më i ri në Shqipëri “Telegraf News”, do ta transmetojë live. Për gjithçka që pritet në këtë kampionat, për gazetën “Telegraf” i tregon edhe Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku.

Në fundjavë Noti shqiptar do të zbrisë në pishinën 50 m në Kampionatin Kombëtar, si ndjeheni?
Unë ndjehem një president që kam fatin e madh të jetoj të tilla emocione që sjellin veprimtaritë hap pas hapi. Nga veprimtaria në nder të Agron Ismailatit, te Maratona “Ruvina”, vijmë në këtë kampionat në Durrës në pishinën verore 50 m. Ju si FSHN, si e keni organizuar, dhe çfarë keni menduar se do sillni ndryshe në këtë kampionat?
Edhe në këtë vit, do jetë një kampionat ku do marrin pjesë një numr i lartë notarësh, meshkuj e femra. Më e veçanta është se, matjet e kohës gjatë garave tashmë bëhen me tabelën elektronike, e cila i ndihmon notarët në administrimin e garës.
Nga ana juaj, ku e mendoni risinë kryesore që sjell ky kampionat për gjithë garuesit dhe trajnerët e tyre?
Në çdo kampionat që është zhvilluar në Durrës në 10 vitet e fundit, risitë kanë qënë të shumta, të ndryshme, të larmishme dhe me efekte pozitive për notarët në gara. Është një veprimtari ku notarët tregojnë vlerat më të mira në pishinë 50 m.
Po pritshmëritë tuaja si federatë, janë për një aktivitet konkurrues gjatë zhvillimit të këtyre garave?
Pritshmëritë tona si federatë janë për rezultate të mira në këtë event. Sepse ne bashkëpunojmë me skuadrat dhe individët, të cilët në objektin e punës dhe në synimet e tyre kanë ambiecjen dhe konkurrimin sa më cilësor në gara.
Si i mendoni pritshmëritë, duke ditur se ky kampionat vjen pas relasksimit të pushimeve të verës?
Nuk besoj se notarët dhe notaret kanë bërë pushime dhe të kenë lënë pas dore stërvitjen periodike. Gjatë muajit gusht, disa kanë qënë në veprimtaritë që kemi zhvilluar, të tjerët i kanë patur në proces stërvitor notarët, me ndonjë mungesë.
Pishina “Taq Dafa” sikur e ka bërë traditë thyerjen e rekordeve kombëtare, i prisni edhe këtë herë?
Pyetjen për rekordet kombëtare ma drejtuar shpesh, dhe unë ndjehem mirë në përgjigje, sepse ato i kanë shtuar notarët me kohët që kanë shënuar. Unë besoj e shpresoj që notarët të ma lexojnë këtë “merak” profesional për rekorde të reja.
Ky do jetë kampionati i fundit në pishinën verore 50 m, është kjo një stinë e vakët për notarët shqiptarë?
Nëse do ti referohemi veprimtarive verore, nuk do ta quaja të vakët. Ne nuk kemi një pishinë të mbyllur 50m, por edhe pishina 25m në Resortin “Te Stela” na e plotëson këtë boshllëk. Është një problematikë që me kalimin e kohës do gjejë zbatim.
Noti shqiptar po transmeton Live në televizionin TelegrafNews veprimtaritë e këtij viti, po ky kampionat?
Po, me asistencën e Presidentit të KOKSH-it, zotit Fidel Ylli, Televizioni TelegrafNews ka transmetuar Kupën e Shqipërisë në Tiranë dhe veprimtarinë për Agron Ismailatin. Edhe për kampionatin, do të ketë transmetim direkt në tv.
Me traditën e urimit tuaj para çdo gare, çfarë do ti uronit garuesve dhe trajnerëve në këtë kampionat?
Gjithmonë, urimi im është tradicional në çdo event. Të zhvillohen gara me rivalitet, notarët të jenë si gjithmonë shëmbull në garë e jashtë saj. Do tu kërkoja durrsakëve e pushuesve që të vijnë në pishinën “Taq Dafa”, nuk do zhgënjehen.

Ekipet pjesëmarrëse
AN “Te Stela”; FC Tirana; Teuta; Vlora Not; Partizani; Vllaznia; Butrinti; Tradita; Flamurtari, Elbasani, Prishtina, Ilyria, Iliriada, Otrila …
KATEGORITE
Fëmijë (M+F)
Kat-A 2012-2013
Kat-B 2014-2015
Kat-C 2016-2017
Të Rinj (M+F)
Datëlindja 2008-2011
Të Rritur ( M+F)
Datëlindja 2007-
ÇMIMET
KUPA E TITULLIT KAMPION
Notari dhe notarja më të mirë
Fëmijë, Të Rinj dhe Të Rritur
KUPA E EKIPIT KAMPION
Për ekipin më të mirë (M&F)
Për klasifikimin ekipor (M&F)
Bazuar në normat sipas pikëzimit
NDEROHEN ME MEDALJE
Medaljet ndahen çdo dy gara

PIKËT NË GARË
Vëndi i parë 10 pikë
Vëndi i dytë 8 pikë
Vëndi i tretë 6 pikë
Vëndi i katërt 5 pikë
Vëndi i pestë 4 pikë
Vëndi i gjashtë 3 pikë
Vëndi i shtatë 2 pikë
Vëndi i tetë 1 pikë

Rekordet Kombëtare
Kampionati i kaluar, 2025
#Joel Golemi – Vllaznia
800m Stil i Lirë 12.05.80
#Rikardo Lula – Tirana
100 m Stil i Lirë 00.57.38
#Stafetë 4 x 200 Stil i Lirë
Tirana – Meshkuj 08:20:03
Koxhaku, Kapoli, Selimi, Lula
Mjeshtër i Madh Sadik Mema: AN Te Stela synon dominim absolut

Për pjesëmarrjen në garat e Kampionatit Kombëtar që do të zhvillohet në Durrës në datat 29-30 gusht 2025, Mjeshtri i Madh Sadik Mema tregon përgatitjet dhe synimet e notarëve të AN Te Stela. “Është Kampionat Kombëtar, që nga notarët e trajnerët tanë ka një vlerësim të madh. Ky është aktiviteti më i rëndësishëm dhe i fundit në pishinën verore 50 m, ku AN Te Stela do marrë pjesë me 55 notarë për të gjitha kategoritë garuese. Si zakonisht, mes tyre mendojmë se do ta mbajmë traditën për ti fituar të gjitha kategoritë garuese, Meshkuj dhe Femra. Matjet e kohës do të bëhen me tabelën elektronike, e cila e ndan finishin në mënyrë të saktë dhe rezultatet i jep në kohë reale. Eliminon burokracitë e letrave dhe zgjatjen e kohës në përllogaritje. Unë uroj gara të mbara”.
“Duel” i trajnerëve kampionë-para garave
Arjan Fetishaj: Tirana do jetë skuadër pretendente

44 notarë
Tirana do të përfaqësohet në kampionat me 4 notarë (27 M+17 F), në të gjitha kategoritë
Të shtunën nis Kampionati Kombëtar në Durrës, si është përgatitur Tirana?
Ky Kampionat është një aktivitet shumë i rëndësishëm, edhe për faktin se aty do të marrin pjesë të treja kategoritë e moshave. Kjo nënkupton se edhe pjesëmarrja do të jetë e madhe, besoj edhe nga të gjitha klubet e Shoqatat e Notit të Shqipërisë.
Cila do jetë pjesëmarrja e ekipit tuaj në këtë veprimtari të rëndësishme verore?
Tirana do të prezantohet në këtë Kampionat me 44 notarë (27 M+17 F), në të treja kategoritë, gjë që e bën edhe më konkurruese skuadrën tonë. Me shumë emocion presim garimin te fëmijët e grupeve zinxhir, të cilët marrin pjesë për herë të parë.
Ku mendoni se Tirana do të jetë superiore në këto gara të këtij kampionati?
Zëvendëstrajnerët Lidio Alimeri dhe Keis Fetishaj kanë punuar mirë me notarët për këto gara. Ata do të jenë konkurrentë në çdo garë, për ta mbajtur emrin e Tironës gjithmonë lart. Ndaj presim të kemi podium fituesish në çdo kategori.
Si Kryetrajner i Tiranës, cilët mendoni se do jenë rivalët tuaj në këto gara të Kampionatit?
Për ne si Tiranë, rival tradicional në të gjitha garat është AN Te Stela, por edhe Durrësi, Partizani e disa të tjera. Te Stela janë konkurrues në çdo garë, por Tirana është përgatitur për të patur cilësi në garim dhe në rezultateve në shumë displina.
Duke qënë veprimtaria e fundit verore në pishinën 50 m, si mendoni se do ta mbyllë Tirana?
Synojmë me rezultatet më të mira të të gjitha aktiviteteve që janë zhvilluar gjatë vitit 2026. Për ne, ky është kampionati që të tregojmë se jemi skuadra model e notit shqiptar. Me keqardhje e them se, ne nuk kemi një pishinë për përgatitje dimërore!
E mendoni se në garat e kampionatit do të ndikojë negativisht moti i nxehtë, apo do jetë favorit?
Nuk mendoj se moti do ketë ndonjë ndikim negativ për garuesist, edhe pse parashikimi është për kohë të nxehtë. Temperaturat janë pjesë e procesit dhe e sakrificave që notarët do kenë në not. Shpresoj të na favorizojë një mot pa rreshje.

Poshtë, në mes të intervistave të trajnerëve
FITUESIT E SEZONIT 2025
Notari më i mirë/ M Notarja më e mirë/ F
Grisi Koxhaku – Tirana Arla Dermishi – Te Stela
Me 1387 pikë FINA Me 1233 pikë FINA
Ekipi fitues / Meshkuj Ekipi fitues / Femra
Tirana për Meshkuj Te Stela për Femra
Eduart Cane: AN Te Stela do ta mbyllë me fitore stinën e verës

55 notarë
AN “Te Stela” ka seleksionuar 61 notarë garues, 38 djem dhe 23 vajza
Si janë përgatitur notarët dhe notaret e AN Te Stela për garat e kampionatit kombëtar që do zhvillohet në Durrës?
Kjo stinë verore nuk të mundëson përgatitje shumë të madhe fizike. Por edhe se disa nga notarët tanë që kanë qënë edhe gjatë verës me shkëputje shumë të vogël. Por ne presim që të kenë një përmirësim shumë të mirë të rezultateve të tyre.
AN Te Stela ka patur gjithmonë pjesëmarrje në lartë në këtë kampionat, cila do jetë pjesëmarrja e ekipit tuaj?
Në këtë kampionat, si ekip AN Te Stela do marrë pjesë me 61 notarë, 38 djem dhe 23 vajza, në të gjitha kategoritë: Fëmijë, të Rinj dhe të Rritur. Një numur jo shumë i madh notarësh, për arsye të sezonit veror dhe mungesave në stërvitje.
AN Te Stela do ta synojë edhe këtë kampionat me fitore në të gjithë treguesit?
Ne mendojmë se jemi gati për rekorde në disa gara, M+F. Si gjithmonë, objektivi i AN Te Stela është fitorja, dhe për atë do luftojmë në këtë kampionat. Por do doja të shoh notarët tanë që të kalojnë bukur, dhe të kënaqen duke notuar shpejt e mirë.
Po, cilët mendoni ju se do jenë rivalët tuaj në këto gara, si individë apo edhe si ekipe?
Tradicionalisht në disa vite, rivaliteti në të gjitha garat kombëtare ka qënë mes nesh dhe Tiranës. Sepse në përbërjen e saj, Tirana ka notarë që bëjnë diferencën, ndërkohë që edhe ekipet e tjera kanë individë, të cilët besoj se do jenë protagonistë.
Duke qënë se kjo është veprimtaria e fundit verore në pishinën 50 m, si mendoni se do ta mbyllni?
Këtë stinë të verës synojmë ta mbyllim me fitore. Kemi arritur të fitojmë disa trofe gjatë këtij sezoni, si në pishinën 25m dhe në atë 50 m, dhe synojmë ta mbyllim me fitore edhe në Durrës me Kampionatin Kombëtar. Ky mbetet synimi ynë.
Por e keni menduar se moti i nxehtë gushtit mund të ndikojë negativisht tek notarët, apo do jetë favorit?
Mot i nxehtë është, por nuk mendoj se moti do jetë pengesë. Madje nuk ka të bëjë fare për ecurinë e garave, edhe nëse do ketë rreshje shiu. Unë them se me më shumë ndikim do jetë mangësia e përgatitjeve në punën stërvitore të notarëve.
ORARI I GARAVE
Datë 29 gusht 2026
PARADITE
Nxemje 09:00-10:00
Garat 10:00
PASDITE
Nxemje 15:30-16:30
Garat 16:30
Datë 30 gusht 2026
PARADITE
Nxemje 09:00-10:00
Garat 10:00
PASDITE
Nxemje 15:30-16:30
Garat 16:30
Ceremonia 19:00
PROGRAMI I GARAVE
Dita e parë, 29 gusht 2026
PARADITE
200 m Stil i lirë M+F
100 m Flutur M+F
50 m Bretkocë M+F
400m Katërnotim M+F
50 m Shpinë M+F
PASDITE
50 m Stil i Lirë M+F
200m Katërnotim M+F
50 m Flutur M+F
800 m Stil i Lirë M+F
St. 4X100m Mix M+F
Dita e dytë, 30 gusht 2026
PARADITE
1500m Stil i Lirë M+F
100 m Bretkocë M+F
200 m Flutur M+F
100 m Shpinë M+F
St.4X100m St Lirë M+F
PASDITE
100 m Stil i Lirë M+F
200 m Shpinë M+F
400 m Stil iLirë M+F
200 m Bretkocë M+F
St.4X200m St Lirë M+F






















