Xhaferri: Ai që konsultohet vetëm për kulla, nuk pyeti për mendimin e 225 mijë banorëve të 15 bashkive që rrezikojnë të shkrihen!

Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri, kundërshton shkrirjen e 15 bashkive në kuadër të reformës territoriale. Xhaferri thotë se 225 mijë banorë preken nga ndryshimi dhe akuzon qeverinë se reforma po përshtatet me interesa elektorale, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të protestojnë më 8 tetor para Kuvendit.

Reagimi i Deputetit Besart Xhaferri

Sigal

225 mijë është numri i banorëve që janë rezidentë në 15 bashkitë që do të shkrihen dhe mendimi i tyre as nuk u mor parasysh nga Koordinatori i Arkitektëve, që të vetmet seanca serioze dëgjimore që ka zhvilluar këto 13 vite janë ato për kullat në Tiranë dhe bregdet.

Kur Edi Rama e pa se në dëgjesa 99% e qytetarëve në këto bashki ishin kundër shkrirjes, vendosi ta përvetësojë reformën territoriale dhe ta përshtatë me llogaritë e tij elektorale.

Më datën 8, jo vetëm qytetarë nga këto 15 bashki, por qytetarë nga e gjithë Shqipëria duhet të jenë në shesh.

Pas këtyre 15 bashkive, radhën do ta kenë Erseka, Tepelena, Mirdita, Tropoja, Mati, Kopliku, Mallakastra, Laçi e plot qytete të tjera.