Kukësi kalon në gjysmëfinale

427
Sigal

Kukësi siguron një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke harruar shumë shpejt barazimin ndaj Partizanit në kampionat. Verilindorët fituan minimalisht 1-0 ndaj Teutës në sfidën e kthimit të çerekfinaleve pas barazimit 2-2 të duelit të parë.

Ndeshjen e vendos si gjithmonë i njëjti protagonist. Reginaldo merr një top të bukur në zonë nga Cordeiro në minutën e 61-të dhe me një qetësi “olimpike” e dërgon sferën në fundin e rrjetës. Ekipi i Ramadan Ndreut kontrolloi mjaft mirë ndeshjen, duke mos e vendosur në diskutim për asnjë moment, ndërkohë që durrsakët zhgënjyen, duke mos u shfaqur kërcënues.