Gjendet eksploziv i pashpërthyer në dyqanin e Noizy-t, policia në kërkim të autorëve

 

Një sasi e dyshuar eksploziv është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një dyqan në pronësi të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në Plazh, Durrës. Mësohet se sasia e vogël e lëndës plasëse është gjetur e pashpërthyer pranë derës së hyrjes së dyqani.

Sigal

 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të kryer veprimet procedurale.

Aktualisht po shifen pamjet e kamerave të sigurisë në zonën rrethuese dhe po mblidhen provat materiale me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit apo autorëve të dyshuar.

 

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit R. R., është gjetur një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive e pashpërthyer.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari gjendet përballë një situate të tillë. Më herët, më 8 qershor 2022, i është vënë tritoli një dyqani rrobash dhe lokalit të tij, fatmirësisht pa të lënduar.

Tritoli më herët i është vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, pas përplasjeve që Noizy pati me reperin Kleviol Ahmeti ose Cllevio Serbiano.

Në lidhje me këtë incident për të dhënë deklarime, në SPAK janë paraqitur Noizy, babai i tij dhe Cllevio.