Gjenerallejtënanti në pension Eric Wendt është konfirmuar si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila ka uruar Wendt për detyrën e re dhe ka shprehur pritshmërinë për mbërritjen e tij në kryeqytetin shqiptar.
“Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!”, thuhet në njoftim.
Sipas Ambasadës, gjatë mandatit të tij në Tiranë, Wendt pritet të mbështesë vizionin e Presidentit Donald Trump për forcimin e sigurisë së përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.
Eric Wendt vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake dhe do të marrë drejtimin e përfaqësisë diplomatike amerikane në Tiranë pas përfundimit të procedurave përkatëse.
Konfirmohet Eric Wendt si ambasadori i ardhshë






















