Rikthehet rrokada policore, emrat që ikin dhe vijnë në disa komisariate të vendit

Një tjetër rokadë policore sapo është firmosur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Drejtues Dritan Lena, deri tani Shef Sektori i Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, është shkarkuar nga kjo detyrë.

Sigal

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Ndryshime ka dhe bga skajin verior në atë jugor, pas skandalit me krimet e vazhdueshme në Sarandë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, Kryekomisar Saimir Shkambaj, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Sakaq, Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Komisar Feliks Hoda, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Komisar Andi Kano, Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, komandohet Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë.