Gjendet i pajetë në një greminë 68-vjeçari në Finiq

81
Sigal

Është gjetur i pajetë 68-vjeçari Dh.B., Bërxulla, i cili u deklarua i humbur ditën e djeshme nga familjarët në bashkinë Finiq, Sarandë.

Trupi i tij u gjet në një greminë, afër manastirit të Shën Spiridhonit.

68-vjeçari u shpall i humbur mbrëmjen e së dielës nga familjaret të cilët nuk kishin asnjë lajm prej tij, ndërsa sot i moshuari u gjet i vdekur.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dhivër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.