Në një postim në rrjetet sociale, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të ligjit në procedurat për inceneratorët e Tiranës dhe Elbasanit.
Blushi pretendon se : 1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më 7.12.2016 firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për procedurën konkurruese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Por, në fakt, kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin kur Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte atë në procedurën konkurruese.
- Edi Rama ka firmosur, në kundërshtim me ligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ishte njoftuar zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncesioni (negocimi pa shpallje) ishte e paligjshme.
Askush të mos lodhet duke pritur dorëheqjen e tij dhe as të mos ngjiret me kërkesën për largimin e vullnetshëm të tij nga pushteti.
Asnjë hajdut nuk vjedh për t’ia dorëzuar më pas plaçkën policisë.
Asnjë bandit nuk vetëndalet me ndërgjegje në kriminalitetin e vet.
Shporrja, dhe vetëm shporrja, është e vetmja zgjidhje që duhet ta marrin në dorë shqiptarët!
Ky është i vetmi ilaç për shpëtimin e Republikës, të marrë peng nga një i sëmurë mendor, kleptoman dhe mafioz i pandreqshëm!




















