Ish-ministrja Ermelinda Meksi: Vlora Hyseni test i sistemit që e përzgjodhi, duke i dhënë akses në sekretet e shtetit

Ish-ministrja socialiste dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me skandalin e SHISH, ku drejtuesja Vlora Hyseni  në vend që të mbronte sekretet shtetërore, i shpërndante te grupet kriminale.

Meksi shprehet se rasti nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin e përgjegjësisë së një individi, por si një provë për mënyrën se si funksionon sistemi që mundëson emërimin dhe verifikimin e personave në poste me akses në informacionet më të ndjeshme të shtetit.

Sigal

“Çështja Vlora Hyseni nuk duhet të shihet vetëm si çështje e përgjegjësisë së një individi, por si test i sistemit që e përzgjodhi, verifikoi, certifikoi duke i dhënë akses në sekretet më të ndjeshme të shtetit shqiptar”, shkruan Meksi.Akuzat e ngritura ndaj Vlora Hysenit për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahjes së autorit të krimit, Ergys Agasi, kanë dëmtuar, sipas ekspertëve të sigurisë, edhe reputacionin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili kërkon vite punë për t’u rikuperuar.