Desantila Tahiraj: Rreziku nga mbetjet spitalore, penalizohen kompanitë private

748
Sigal

Drejtorja e Spitaleve Desantila Tahiraj:Zgjidhja është vënia në punë e djegieve me inceneratori

Drejtorja e Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan zonja Desantila Tahiraj ka deklaruar për “Telegraf” se: “Mbetjet spitalore që ishin prej vitesh problem serioz për ne dhe ambientin përreth tashmë është vënë në rrugën e zgjidhjes”. Drejtoria e Qendrës Spitalore ka marrë masa urgjente dhe radikale, duke nisur nga mbyllja e inceneratorit, e deri tek penalizimi kompanisë, e cila ka për detyrim ligjor trajtimin e tyre sipas teknologjisë bashkëkohore. Para 2 muajsh pas vendimit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit për mbylljen e inceneratorit të Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” në qytetin e Elbasanit, Drejtoria e Spitalit ka marrë masa që mbetjet spitalore të trajtohen nga firmat e licencuara. Zonja Tahiraj tha se, “kompanisë që aktualisht merret me këtë proces pune që aktualisht ka patur kontratë për trajtimin e mbetjeve organike, i është kërkuar të përmbushë detyrimet kontraktuale e ligjore dhe me mbarimin e kontratës do të shqyrtohen ofertat e tjera. Kemi marrë masa që të gjitha mbetjet spitalore të trajtohen dhe kjo situatë do të vazhdojë në të ardhmen, duke vëzhguar kompanitë që janë më kompetente në treg për këtë problem”. Mësohet gjithashtu se inceneratori nuk është përdorur më që nga momenti i vendimit të mbylljes. Drejtoresha Tahiraj u shpreh se: “Vendimi i ARM për mbylljen e inceneratorit për shkak të ndotjes që ai shkakton, bëri që për trajtimin e mbetjeve spitalore të caktohet një kuotë më e lartë në buxhetin e spitalit, por, pavarësisht kostos financiare në asnjë rast mbetjet spitalore nuk mund të hidhen në vendet e grumbullimit të mbetjeve urbane”. Incineratori djeg dhe e kthen në hi çdo gjë që hidhet brenda tij, metal, qelq dru etj.. Faktikisht incineratori është zgjidhja më e mirë për të asgjësuar mikrobet, viruset nga materiale spitalore që janë shumë të rrezikshme për jetën në rast se ndotin ambientin. Gjithashtu shiringa, gjilpëra injeksione të përdorura një herë, nuk duhen hedhur në ambiente pasi mund të shkaktojnë sëmundje virusale, infeksione në gjak, në rast se kontaktojnë, pasi shpojnë në lëkurë një person tjetër. Ato ndoshta edhe aksidentalisht, shkaktojnë HIV, hepatitis viral dhe shumë sëmundje të tjera infektive. Shiringat, bandazhe me shenja gjaku, ndotje nga operacione të gjitha duhet të digjen në incinerator që është mënyra më e sigurte për të parandaluar infeksione dhe epidemi. Zjarri djeg bakterie, pisllëqe, viruse sado të fortë të jenë ato. I vetmi problem është tymi i shkaktuar nga djegia, prandaj incineratorët do të pajisen me filtra për të kapur tymrat dhe gazin me qëllim të mos përhapet në atmosferë. Filtrat pastrohen me lëngje kimike për të transformuar blozën e akumuluar duke e transformuar në element kimik të pa dëmshëm për ambientin. Zonja Tahiraj tha se: “Unë nuk mund të qëndroja në heshtje dhe të toleroja degradimin e situatës së trashëguar, ndaj ky problem tashmë është drejt zgjidhjes, falë angazhimit tonë institucional duke zgjidhur kështu një problem serioz, i cili ishte akumuluar prej vitesh nga mungesa e përgjegjshmërisë dhe e zbatimit të ligjit, duke ndotur ambientin, duke shqetësuar pacientët dhe prishur imazhin e shërbimit shëndetësor në Qendrën tonë Spitalore”.