Shpërthen bombula e gazit në banesë, lëndohen dy prej familjarëve

Devoll- Në fshatin Kapshticë në banesën e shtetasit Siri Pasholli ka shpërthyer një bombël gazi (e vogël), ku për pasojë janë dëmtuar lehtë dy familjarët.

Sipas burimeve nga spitali, ata kanë marrë dëmtime të lehta në duar dhe ndodhen në spital për mjekim.

NOA

Në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësja që ka fikur bombulën dhe po kryhen veprimet proceduriale.