Komiteti Teknik në gjumë, teksa Rama vendos në vijë punët e partisë

377
Sigal

Më datën 26 shkurt, shefja e Institutit Publik, Silva Bino dha sinjalet e para se brenda pak ditëve do të merreshin masat e reja, referuar dhe raporteve të fundit të infektimeve në vend.

Ky njoftim nga Bino u lajmërua pas mbledhjes së fundit të Komitetit Teknik të ekspertëve të cilët lanë në fuqi masat e fundit, pra fasha orare e kufizuar nga ora 20:00 e pasdites deri në 06:00 e mëngjesit. Kujtojmë se këto masa u lanë të pandryshuara në një kohë që në vend po shënoheshin gati 1000 të infektuar çdo ditë dhe 19 deri në 21 vdekje.

Mesa duket rastet fatale që përfundojnë me vdekje këto ditë të cilat variojnë nga 17 deri 19 nuk ua mbysh syrin Komitetit të Ekspertëve për të reaguar dhe informuar publikun në lidhje me situatën.

Mos vallë kjo ndodh pasi nuk janë ato që marrin vendimet, por janë fasada që fsheh pas qeverinë me në krye,  Kryeminstrin Edi Rama.

Më datë 27 shkurt mjeku i njohur, Tritan Kalo ka bërë disa vlerësime në rrjetin social Facebook në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia e koronavirusit në Shqipëri.

Përpos thirjeve që shqiptarët të mos përccahen me njëri-tjetrin dhe që t/i kuptojnë mirë situatat,Kalo ka vënë theksin duke nxjërrë në pah një skandal. Ai shpjegon se nuk është Komiteti i Ekspertëve që merr vendimet se sit ë veprohet, por është qeveria me kryeministrin Rama që vendosin. Kalo thotë se Komiteti i Ekspertëve vetëm sugjeron dhe më pas është qeveria që vendos se si do të veprojë.

Pas daljes së fundit të komitetit, u lajmërua nga vetë anëtarët se do të kishte një mbledhje të dytë, mbledhje e cila prej dy javësh nuk është zhvilluar ende.Lidhur me vonesën, Bino prezantoi më herët një skenar të ri. Ajo tha se mbledhja do të zhvillohet, por presin një thirrje nga kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli.“Do mblidhemi, por duhet të pyesni kryetaren. Presim të na mbledhë kryetarja”, u shpreh Silva Bino.

Por kur do të mbahet kjo mbledhje? Pse po vazhdojnë të luajnë me jetët tona?

Ajo që të lë në dyshim është pikërisht kjo heqje e përgjegjësive nga vetë anëtarët e Komitetit, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

Duket se Rama është i zënë duke vënë në vijë punët e partisë këto ditë duke futur në gjirin e “Rilindjes”, Najada Çomon dhe Luljeta Bozon. Fakti që lë vend për tu habitur është se shefja e Infektivit, , do të qëndrojë në detyrë deri në 25 prill. Vetëm nëse ajo do të fitojë mandatin e deputetes, do të zëvendësohet.  Pa ardhur ajo ditë, Çomo do të vijojë fushatën  nga spitali.

Një tjetër arsye përse qeveria ende nuk bindet as nga vdekjet rekord në vend janë dhe zgjedhjet elektorale, për të mos shkaktuar kështu pakënaqësi në vend, ndërkohë që partia që është në pushtet duhet të marrë vendimet e duhura në një kohë kaq delikate në të cilën po jetojmë.Ndoshta kjo është dhe metoda e re e qeverisë, për të mënjanuar kështu dhe pagën e dytë të luftës.Pra, çfarë lihet të kuptohet është fakti që në këtë moment kritik, zgjedhjet janë më të rëndësishme sesa jetët e qytetarëve!